• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama: Vendet e punës i krijon sipërmarrja dhe jo qeveria

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendet e punës i siguron sipërmarrja dhe jo qeveria. I pranishëm në një konferencë kombëtare të punësimit, kreu i qeverisë tha se qeveria ka ndërmarrë një nismë ku parashikohet që në periudhën 2018-2021 që të ketë një rritje të shifrave të punësimit.

Teksa pranoi se në vend ka të rinj të papunë dhe që janë në kërkim të saj, Rama tha se shumë kompani ofrojnë vende të lira.

Shumë shqiptarë në moshë punë nuk janë aktiv në tregun e punës, një pjesë e tyre janë në kërkim. Sot nuk ka dhe këtë e them me përgjegjësi asnjë kompani të madhe shqiptare, ku kam parasysh të gjitha kompanitë që klasifikohen si biznes i madh, që s’ka vend pune. Në çdo kompani, në çdo derë të çdo kompanie po të trokasësh do shohësh se ka vende pune. Problemi më i madh i tyre është aftësia specifike për mbulimin nevojave të këtyre vendeve të punës. Nuk ka një zgjidhje, por domosdoshmëri mbetet arsimi profesional. Nëse kjo reformë do ishte bërë 20 vite më parë, sot do ishim në situatë tjetër. Rilindja e sistemit profesional dhe rritja e numrit të nxënësve ka filluar të japë edhe shenjat e para të përfitueshmërisë së sistemit. Vendet e punës i krijon sipërmarrja dhe jo qeveria. Në periudhën 2018-2021 shpresojmë të kemi rritje të shifrave të punësimit. Me punësim real dhe më të lartë”, tha Rama.



11 Comments

  1. Te jete me arsim profesional sic je zotrote -Zhgarravites muresh-dhe –Mashtrues profesionist -bej hesape dhe per vitin 2030 sa vende pune do hapesh ,fillo mashtro qe tani pastaj thoj nuk e ka qeveria po sipermarrja.

  2. Une them qe ti o i gjati ine mund te punesosh edhe 1.000.000 vende te reja pune . Nje dalje ne TV e ke kete ti o i gjati ine . Na hengsh ramen o i gjati ine .

  3. dmth para 5 vjetesh na paske genjyer, sepse thoje qe qeveria jote do te hapte 300 mije vende pune. kur ne fakt vendet e punes i hapka sipermarrja.

    MASHTRUES ORDINER

  4. Vendet e punes, o Kryeminister rondokop, i krijojne politikat e Qeverise dhe askush tjeter. Ne qofte se Qeveria nuk e nxit Sipermarrjen dhe nuk e mbeshtet nepermjet sistemit te drejte ter taksatimit dhe te tatimit, si do te zhvillohet ai dhe si do te hapoe vende pune? Sipas Rames ai eshte votuar per te mos bere asgje ose per te bere shoferin e makines pa busull… mysybet cogllan… kryeminister monster…

  5. Ndryshoi varianti ‘s’ka profesioniste’ tani! Harron ky se edhe sipermarrjet burimin te shteti e marrin – kur behet transparence

  6. Qeveria merret me drogë, korrupsion, tendera, 3P, etj. Ku ka kohë me U mor me punë të vogla si punësimi?!

  7. qenefi negjmije po vlon me sipermarres si agron xhafa,olsi rama,tahiri,balili,habilajt,frrok,ndok,dosh,rosh,sadri abaz etj mut qenefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *