• |
ide | kryesore

Kukës, burri tenton të vrasë të dashurin e gruas. Policia zbulon se ai e shfrytëzonte për prostitucion

Lajme, Të fundit



Një 30 vjeçar ka tentuar të vrasë për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes së tij, një shtetas i ri në moshë, vetëm 22 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Kukës. Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e 22 vjeçarit me inicialet K.K në lagjen nr.1 në qytet dhe ka qëlluar plot 9 herë me një armë të tipit kallashnikov.

Policia është njoftuar në kohë nga banorët që kanë parë të armatosur 30 vjeçarin dhe ka bërë të mundur ndalimin e tij. Fatmirësisht nuk ka patur persona të dëmtuar apo plagosur nga plumbat që ka shtirë Dorian Idrizaj.

Por me ndalimin e tij, policia ka zbuluar se 30 vjeçari që kërkonte të vriste për xhelozi ndaj gruas nuk ishte dhe “aq i pafajshëm” sa hiqej. Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se Dorian Idrizaj e përdorte bashkëshorten për prostitucion nëpër disa lokale nate në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23 vjeçarin K.K, Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30 vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me 19 fishekë.

Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Polciisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

-Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.

Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal



2 Comments

  1. I ka plas cipa fare ketij milet , ç’nuk po na degjojne veshet . Kthehuni ne rrugen e Zotit o milet , ajo eshte e pagabushmja te tjerat te çojne drejt gremines, vetem çeshtje kohe . Familja eshte e para gje per te cilen jeta falet ne çdo çast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *