• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla ‘lëshon’ provimet e Maturës Shtetërore në duart e prefektëve ushtarakë të Ramës

Lajme



Në datën 4 qershor është provimi i parë i Maturës Shtetëtore, ai i gjuhës angleze. Në ndryshim nga vitet e shkuara, Ministria e Arsimit kësaj radhe ka nxjerrë një udhëzim, sipas së cilit, pjesë e monitorimit të provimeve do të jetë edhe një përfaqësues i Prefektit. Ata do të shpërndahen në qendrat e ku është parashikuar të zhvillohen provimet. Ndonëse argumenti i ministrisë është që përfshirja e Prefekturave në monitorimin e provimit bëhet për të rritur sigurinë, kjo mbetet për t’u parë. Nuk ka rëndësi fakti se çfarë përfaqësojnë monitoruesit; janë policë, janë mësues apo përfaqësues të Prefekturës. Mbi të gjitha kjo është një çështje vullneti, për ta mbyllur apo hapur ‘portën’ për kopje…

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *