• |
ide | kryesore

Marçela Shehu në sitën e Vettingut, si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares së Kurbinit

Lajme, Të fundit



Sot është është radha e gjyqtares Marçela Shehu që të dalë në seancën dëgjimore publike në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjytarja e rrethit gjyqësor të Kurbinit kalon në sitën e vettingut për anën profesionale, pasurinë dhe integritetin. Trupa e KPK-së që shqyrton rastin e saj përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në bazë të vendimit të kësaj trupe do të varet edhe e ardhmja e kësaj gjyqtareje në sistemin e drejtësisë, nisur nga fakti që Marçela Shehu është kandidate edhe për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë, katër ditë më vonë në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykesë që do të vendosë për të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Në të njëjtën ditëështë dhe Dritan Prenci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Një ditë para Islamaj është seanca dëgjimore me Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *