• |
ide | kryesore

Mediat: Kryeministri i ri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka punuar në Kosovë

Lajme, Të fundit



Pedro Sanchez është Kryeministër i ri i Spanjës. Ai është bashkëpartiak i Javier Solanës po ashtu socialist spanjoll, më vonë i katapultuar në politikën europiane dhe botërore si Sekretar i NATO’s gjatë bombardimeve ndaj caqeve serbe në vitin 1999 dhe më vonë përfaqësues i lartë i BE’së

Sanchez vjen në këtë pozitë pasi Parlamenti Spanjoll e ka rrëzuar sot qeverinë e Mariano Rajoy me një mocion mos besimi me mbështetjen e 180 deputetëve.

Sipas një portali spanjoll “Nuevatribuna.es”, Sanchez, me një karrierë ndërkombëtare, në institucione të ndryshme ndërkombetare, ka punuar edhe në Kosovë.

“Pedro Sanchez ka punuar një kohë të gjatë në Bruksel si konsulent i Grupit Socialist brenda Parlamentit Evropian. Ai po ashtu ka punuar në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, shkruan kjo gazetë online. Disa media megjithatë kanë raportuar se Sanchez gjatë luftës së Kosovës ka punuar për OKB’në në Bosnjë./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *