• |
ide | kryesore

Përfundon ngërçi dhe formohet qeveria, sot betohet kryeministri i ri i Italisë

Planet



Lëvizja populiste e Italisë, Pesë Yje dhe Liga, u përgatitën të sprapsen në pushtet në një ndryshim spektakolar, që i jep fund tri muaj bllokimi dhe hap rrugën për një periudhe ‘konflikti’ me Europën.

Giuseppe Conte, 53 vjeç, një profesor i ligjit, pa përvojë politike, do të betohet si kryeministër së bashku me kabinetin e tij sot, para presidentit Sergio Mattarella.

Qeveria u formua pas disa javësh përpjekje, gjatë së cilës Luigi Di Maio i Pesë Yje dhe Matteo Salvini i Ligës, arritën të bashkojnë programet e tyre populiste vetëm për të vendosur një qeveri në minutën e fundit, pasi presidenti vuri veton ndaj tyre, për shkak të një ministri euroskeptik të financave. Me tregjet globale në rënie të lirë në perspektivën e një rizgjimi të mundshëm të krizës së euros, udhëheqësit populistë dolën fitimtarë, pasi kabineti i tyre i rishikuar, u pranua vonë të enjten.

Di Maio dhe Salvini do të shërbejnë si zëvendëskryeministër, me ekonomistin Giovanni Tria, 69 vjeç, si ministër i financave. Ekonomisti euroskeptik Paolo Savona, 81 vjeç, i cili u refuzua si ministër i financave të dielën, do të jetë përgjegjës për çështjet evropiane, sipas një liste kabineti që Conte u lexoi gazetarëve, shkruan Bloomberg. Savona i ka kërkuar vazhdimisht Italisë të përgatisë një plan për rënien e monedhës së përbashkët.

Tregjet, tashmë të kujdesshme ndaj programit populist, u frikësuan këtë javë në perspektivën e një administrate që do të sfidojë Evropën. Koalicioni populist ka një program që premton një zbavitje të shpenzimeve dhe ulje të taksave, të ardhura të garantuara për të varfërit, duke hequr një reformë pensionesh që ngriti moshën e daljes në pension dhe duke sfiduar rregullat e Bashkimit Evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *