• |
ide | kryesore

Populistët në pushtet/ Ku do ta çojnë Italinë ‘5 Yjet’ dhe ‘Lega’

Kryesore, Planet



Qeveria e re e populistëve u betua, duke i dhënë fund disa muajve pasiguri politike në Itali.

Partitë anti-establishment, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega u bënë bashkë në koalicion, duke u përgatitur për të shkurtuar taksat, për të vendosur një të ardhur bazë për të varfërit, dhe deportimin e 500 mijë emigrantëve nga ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.

Këto parti kundërshtojnë vite të politikave të kursimit nga Bashkimi Europian dhe duan të rinegociojnë borxhin e Italisë.

Pra, kjo qeveri e udhëhequr nga profesori i jurisprudencës Giuseppe Conte, çfarë do të thotë për Italinë dhe pjesën tjetër të Europës?

E ardhmja e Italisë në euro

As Lëvizja 5 Yjet dhe as Lega nuk janë tifoze të monedhës së përbashkët. Udhëheqësi i Legas, Matteo Salvini tha jo shumë kohë më parë se euro ishte “një gabim” për ekonominë e Italisë, ndërsa Lëvizja 5 Yjet dëshironte një referendum mbi përdorimin e kësaj monedhe.

Por, partitë i kanë lënë këto ambicie fillestare të largimit nga euro dhe tani po flasin për përpjekje për ta reformuar atë nga brenda.

Jo të gjithë janë të bindur nga ndryshimi i deklaratave të Matteo Salvinit dhe liderit të Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio. Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire u qortua nga Matteo Salvini, pasi ai i paralajmëroi partitë populiste që të respektojnë angazhimet e buxhetit të Italisë.

Tregjet janë gjithashtu të kujdesshme. Kostot e huamarrjes së Italisë kanë prekur nivele që nuk janë parë që nga viti 2016.

                            (Luigi di Maio i Lëvizjes 5 Yjet dhe Matteo Salvini i Lega-s) 

Çfarë planifikojnë partitë populiste për Italinë?

Italia u shkatërrua nga kriza financiare e vitit 2008, e cila e rrudhi ekonominë me 6% dhe la tre milionë italianë në varfëri.

Lega dhe Lëvizja 5 Yjet premtojnë të nxjerrin italianët nga varfëria. Por, politikat e tyre do të kushtojnë dhjetra miliarda euro, për një vend që ka borxhin e dytë më të madh publik në BE pas Greqisë. Borxhi publik i Italisë është sa 132% e prodhimit kombëtar.

Të ardhura të garantuara për të varfrit

Familjet e varfra do të marrin të ardhura mujore prej 780 eurosh, me kusht që ato që përfitojnë këtë shumë të kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Kjo është një ide e njohur, por që përllogaritet të kushtojë rreth 17 miliard euro për tu zbatuar.

Dy norma të tatimit mbi të ardhurat

Politika që do ti kushtojë më shumë vendit është ajo e caktimit të dy “taksave të sheshta”, 15% dhe 20%.

Familjet parashikohen të marrin rreth 3 mijë euro në vit nga zbritja tatimore që do të bëhet nga të ardhurat e familjes. Akciza që pritej të rritej vitin tjetër, dhe ka një vlerë prej 12.5 miliardë euro, do të hiqet.

Pakti 58-faqësh mes dy partive të koalicionit, njohur ndryshe si “kontrata”, nuk shpjegon se si do të financohen të gjitha shpenzimet shtesë. Por, ekonomistët vlerësojnë se këto shpenzime mund të kushtojnë rreth 50 milliardë euro.

Reforma e pensioneve

Pensioni minimal mujor pritet të përcaktohet 780 euro.

Plani eliminon reformën aktuale të pensioneve që rrit moshën e daljes në pension.

Në vend të kësaj, një sistem i ri do të kombinojë vitet totale të kontributeve tek sigurimet shoqërore me moshën e pensionistëve. Kjo do të mundësojë që, për shembull, dikush që ka paguar sigurimet për 41 vjet, mund të dalë në pension 59 vjeç.

                 (Kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, një “fillestar” në politikë) 

Prerja e borxhit të Italisë

Partitë populiste thonë se duan të rishikojnë Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së, i cili përcakton një kufizim të vështirë të deficitit buxhetor prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Plani synon të reduktojë borxhin përmes “ringjalljes së kërkesës së brendshme”, jo përmes shtrëngimit të vazhdueshëm.

Deportimet masive

Populistët e Italisë nuk kanë për qëllim vetëm ndryshimet në ekonomi dhe rishikimin e rregullave të BE-së mbi borxhin. Lega është fuqimisht anti-imigracion dhe plani i koalicionit e pasqyron atë.

Do të kërkohet më shumë ndihmë nga BE-ja për Italinë, që është destinacioni kryesor për emigrantët që vijnë nga Afrika e Veriut. Koalicioni instiston që 500 mijë emigrantë pa letra në Itali të deportohen. Ky do të jetë “prioritet”.

Kjo do të kërkonte krijimin e “qendrave të qëndrimit të përkohshëm” në të gjithë Italinë, për emigrantët e caktuar për tu dëbuar.

                                  (Italia nuk ka më kapacitet të presë emigrantë) 

Plani bën thirrje për zhvendosje efektive të azilkërkuesve në BE, një skemë që tashmë është refuzuar nga disa shtete të unionit. Ky plan kërkon bashkëpunim më të fortë për të luftuar bandat e kontrabandimit të njerëzve.

Marrëdhëniet me Rusinë

Krerët populistë nuk pajtohen me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe duan që ato të hiqen. Ata nuk e shohin Rusinë si një kërcënim ushtarak, por si “një partner potencial për BE-në dhe NATO-n.”

Ata duan të punojnë me Rusinë kundër kontrabandimit të emigrantëve anembanë Mesdheut dhe ndikimit të vazhdueshëm të islamistëve të dhunshëm. Ata gjithashtu e shohin Rusinë si një lojtar kyç në dhënien fund të luftërave në Lindjen e Mesme.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzojnë Rusinë për aktivitete armiqësore anti-perëndimore dhe marrëdhëniet u ngrinë pas aneksimit të krahinës së Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Derisa pranohet fakti që vendet e BE ku ka dominuar në qeverisje politika e majtë ekonomike, si Greqia e Italia, dolën nga kriza botërore financiare, më të dëmtuarat, e bën të dyshimtë ofensivën e luftës politike populiste të majtë, kundër politikës populiste të djathte.
    Edhe në Spanjë, ishte politika e majtë qe e rrezikoi këtë vënd që të përfundonte si Greqia e Italia, por qe qeveria e djathtë e kryeministrit Rajoy që erdhi në pushtet në 2011, që e evitoi këtë.
    Ka derdhur makineria propogandistike mediatike kaq shumë akuza ndaj lëvizjeve kundërshtare të estabishmentit të vjetër politik, saqë edhe pa i provuar në pushtet këta “populistët” e anatemuar, shihen me dyshim. Ndonëse lëvizja 5 yjet në Itali apo Lidhja, janë grupimet më të sulmuara në media. fakt është se në zgjedhjet e fundit, këto ishin dy partitë që fituan më shumë vota. Ky është një tregues se miliona italiane, kërkojnë të provojnë një mënyre tjetër qeverisje.
    Që të sulmosh një qeverisje pa e provuar asnjë dite këtë qeverisje, ky është thjeshtë një paragjykim.
    Do të jetë vetë elektorati italian që e zgjodhi, që nëse sheh se kjo qeveri e re , nuk do të luftojë për interesat e tij ashtu siç deklarohet, do ta kundërshtojë.
    Është një fakt i njohur gjithashtu se Italia, që pas Luftës së dytë botërore ka ndruar pothuajse mesatarisht çdo vit qeverinë, fenomen ky që më shumë ka ndodhur në qeverisjet e majta.
    Le ta provojë pra Italia nja dy vjet edhe një qeverisje “populiste” siç ka provuar qeveri etatiste.

  2. Qeveria e re italiane po gjen nje Itali te negrizuar keto vite te qeverisjes mbrapshte te atij thuthuqit Rrenci. Italia nen diktaturen e nje anarkie me petk liberal u be streha e kujdo qe i tekej ne Afrike te merrte detin drejt Italise. Sipas nje politike absurde e anti-europiane qe ze fill nga Merkel me ato ftesat e saj kriminale me devizen “Klandestine te gjithe botes ejani ne Europe”!
    Sot qeverise re italiane i del per detyre te pastrojne vendin e tyre nga plehrat qe e mbushi Rrenci sipas deshires Sorosit e sipas porosise Merkelit. Sot qeveria italiane ka detyren ti ktheje Italine italianeve, se per kete eshte votuar. Kush nuk e ka kuptuar kete vote te italianeve, nuk kupton realitetin e zymte ku Italia e der sotme u fut nga politikat asfiksuese te nje BE te coroditur plotesisht.

  3. Nuk jam kursesi një fans i politikave ekstremiste, qofshin të majta e qofshin të djathta.
    Por sepse më duket se më shume se Italia, e kishte të nevojëshme Shqipëria që të kishte një lëvizje ekstremiste të djathte.
    Përse ?
    Sepse Shqipëria nuk ka vuajtur në historinë e saj realitivisht të shkurtër si shtet, nga ndonjë qeveri e djathte fashiste por vuajti për 5 dekada nga diktatura më e egër stakiniste në Europë.
    Së dyti:
    Në Shqipëri, ndryshe nga Italia që pret emigrantë, pas përmbysjes së diktaturës enveriste pati një veprim të kundërt.
    Të çliruar shqiptarët që e ndjenin veten si qenë të lidhur me zinxhirë për 5 dekada, sapo i këputën këto zinxhirë në fillim vitet 90-të, ikën me dhjetra mijra në Itali e gjetkë.
    Eksodi i dytë i madh, ndodhi pasi rierdhën punistët në pushtet me dhunën e kallashnikovëve ne 97-tën.
    Pas stabilizimit njëfarsoi të emigracionit masiv me ardhjen në pushtet të Berishës në 2005-ën e me liberalizimin e vizave Shengen, filloi etapa e tretë e emigracionit me riardhjen në pushtet në 2013 të Ramës, Rruçit apo Xhafajt që veç humbjes së shpresave për një shtet demokratik, mori edhe namin e shëmtuar të kthimit të Shqipërisë në një Kolumbi të Europës.
    E pra , kështu siç ka katandisur Shqipëria në këto 5 vite të qeverisjes anarshiste e drogisto- socialiste të Ramës, do të duhej ndoshta që në Shqipëri më shumë se në Itali, të lindte një lëvizje si Lega e Salvinit.
    Gozhda del me gozhdë, thotë një fjalë e urtë popullore.
    Mirë do të ishte që kjo qeveri të jepte e tëra dorheqjen nën presionin e demostratave të qytetarëve, por duket se ndryshe nga politikanët demokratë të Europës, që japin dorhejen qoftë edhe kur ju zbulohet një mashtrim edhe i vogël publik, qeveritarëve të sojit Rama ju është bërë fytyra shollë e nuk ndjejnë për kësij lloj protestash.
    Sa herë është demaskuar publikisht Rama për gënjeshtrat e tij pa fund ?
    Normalisht ai duhej të jepte dorheqjn që në muajtë e parë pasi erdhi në pushtet, sepse sapo u ul në karrigen e kryeministrit, doli me thirrjet e veprimet se unë jam shteti, unë jam ligji e do të bëhet siç dua unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *