• |
ide | kryesore

Rrëzohet me mocion mosbesimi kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy

Planet



Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i prekur nga një skandal korrupsioni, u rrëzua sot nga Parlamenti nga një mocion mosbesimi.

Parlamenti i dha votëbesimin, liderit socialist, Pedro Sanchez.

Rajoy është kryeministri i parë në Spanjën moderne që është rrëzuar me një mocion mosbesimi. Lideri i Partisë Popullore konservatore ka qënë kryeministër që nga viti 2011.

Mocioni i mosbesimit u miratua me një maxhorancë prej 180 deputetësh nga 350.

Mariano Rajoy në fund të seancës tha: “Ka qënë një nder që e lash Spanjën më mirë se sa e gjeta”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *