• |
ide | kryesore

Shifrat/ 26% e të rinjve shqiptarë 18-24 vjeç ishin “dembelë” më 2017, as në punë dhe as në shkollë

Lajme, Të fundit
rinia-kafe.jpg



Çereku i të rinjve shqiptare të moshës 18-24 vjeç vuan nga dembelizmi, pasi as nuk punojnë dhe as nuk ndjekin studimet. Ulja e numrit të “dembelëve” ndër të rinj është një nga objektivat kryesore të mijëvjeçarit të vëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara deri më 2030 shprehet qeveria shqiptare në një analizë të posaçme për plotësimin e këtyre objektivave.

Përqindja e të rinjve në moshën 15-24 vjeç që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim, e njohur gjithashtu si “norma NEET”, përcakton numrin e të rinjve që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim si përqindje në totalin e të rinjve.

Sipas objektivave të OKB përqindja e të rinjve dembele duhet të shkojë zero deri më 2030 dhe të ulet ndjeshëm deri më 2020.

Vitin e kaluar është vënë re një rritje e numrit të femrave që nuk ndjekin as punën dhe as shkollën ne raport me 2016. Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare 26.8 për qind e femrave të moshës 18-24 vjeç janë tërësisht të paangazhuara, teksa numri i të rinjve meshkuj“ dembele” është në rënie, duke arritur në 24.3 për qind në vitin 2017  nga rreth 26.5 për qind që ishin në vitin 2016.

Gjithsesi përqindja e dembeleve ndër të rinj ka nisur rënien dy vitet e fundit pasi treguesi ka qenë shumë më i lartë në të shkuarën. Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare që i janë referuar INSTAT në vitin 2014, rreth 33 për qind e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin të angazhuar as në punë dhe as në shkollë.

Mos integrimi i të rinjve në tregjet e punës është një simptomë e vendeve në tranzicion ku bën pjese edhe Shqipëria. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nivele të larta te të rinjve që nuk janë të angazhuar në tregjet e punës. Ky fenomen është shqetësues pasi këto të rinj kanë shumë gjasë të kthehen në të dekurajuar kronike dhe të mbeten jashtë tregjeve të punës edhe pasi të kenë kaluar kohën e rinisë./ Monitor



3 Comments

  1. Vazhdoni me nje poshtersi te pashembellt te beni propagande ekstremisht negative duke haritur deri aty sa edhe kur eshte nje fenomen pozitiv i vendosni nje titull qe te le te kuptosh totalisht te kunderten.

  2. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *