• |
ide | kryesore

Shqiptari tenton arratisjen nga burgu i Kretës, preu hekurat e dritares

Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka tentuar të arratiset nga burgu i Kretës në Greqi, por është pikasur në kohë nga rojet e qelisë. Ai kishte prerë hekurat e qelisë së tij, me një mjet prerës që ende nuk është saktësuar, por pa ia arritur qëllimit për t’u larguar.

Pas këtij rasti është bërë një kontroll i hollësishëm në këtë burg, ku janë gjetur disa mjete prerëse, në disa nga qelitë. “Protothema” njofton se për këtë rast ka nisur menjëherë një hetim paraprak, ndërsa nuk ka detaje për identitetin e shqiptarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *