• |
ide | kryesore

Skandali i korrupsionit/ Bie qeveria në Spanjë, Mariano Rahoi shkarkohet nga detyra

Lajme, Të fundit



Qeveria e Marjano Rahoit në Spanjë u rrëzua nga një mocion mosbesimi në parlament, për shkak të një skandali korrupsioni në Spanjë. Bëhet fjalë për një aferë që vazhdon prej vitesh dhe nga e cila e kanë pësuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, të dënuar për ryshfeti për kontratat shtetërore, thuajse dhjetë vjet më parë.

Por implikimi i plotë i niveleve më të larta të qeverisë ka dalë vetëm tani dhe situata është përshkallëzuar.

Në një nga vendimet e Gjykatës së Lartë, u tha se Partia Popullore në pushtet e ka shndërruar korrupsionin në sistem në të gjitha institucionet e vendit, madje duke vënë në dyshim edhe dëshminë e kryeministrit Rahoi.

Partia Socialiste do të krijojë një qeveri të re për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve. Bashkimin e kundërshtarëve të tij politikë, Marjano Rahoi e ka konsideruar një koalicion Frankeshtajn që do ta kalojë vendin në duart e monstrave të politikës.



1 Comment

  1. Te te vij turp si jep dorheqjen per gjera te paperfillshme pse ore bure nuk more keshilltar nje nga QEVERITARET tane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *