• |
ide | kryesore

A do fitojë azil politik ‘Dëshmitari X’? Flet ministri i Brendshëm në Kosovë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm në Kosovë, Bejtush Gashi ka folur për Albert Veliun i njohur si ‘dëshmitari X’, i cili u ndalua pak ditë më parë në Kosovë bashkë me djalin pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Gjatë një vizite në pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec, ministri i Kosovës tha se Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë dhe po kryhen të gjitha procedurat pas kërkesës së bërë.

“Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Jemi duke kryer te gjitha procedurat pas kërkesës së bërë nga Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X ”. Kosova është e detyruar të zbatojë konventat ndërkombëtare” – tha ministri i Kosovës.

Albert Veliu është personi që shfaqet në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku thuhet se flet për pazare droge me vëllain e ministrit të Brendshëm shqiptar, Agron Xhafaj.



1 Comment

  1. As nuk ka fare nevojë që organet që meren në Kosovë me dhenien e statusit të azilit politik, të hetojnë e gjejnë prova se “Dëshmitari X”, Albert Veliaj e meriton apo jo këtë status.
    Mjaftë të hapen mediat shqiptare, veçanërisht ato proqeveritare apo deklaratat publike të qeverisë Rama kundër tij me epitetin “Babalja”, për të kuptuar se jeta e tij në një qeveri të tillë, është e rrezikuar.
    Në gjithë botën demokratike, dëshmitart që denoncojnë grupe apo persona të lidhur me krimin, kushdo qofshin ato, qoftë edhe ish antarë bandash kriminale, meren në mbrojtje nga shteti.
    Vetëm në Shqipëri veprohet ndryshe.
    Bëhen objekt urrejtje e ndiqen nga organet e drejtësisë apo policia dëshmitarët e meren në mbrojtje kapomafiet aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *