• |
ide | kryesore

Do të rinisë taksa e kalimit në Rrugën e Kombit, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Lajme, Të fundit



Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.

Sipas Top Channel javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.



6 Comments

  1. dhjeji mu ne kok o ram me mut geroni,agroni,beso o qelbesira rama krymbat e tu e hajn,ju thua kazan kenaqen,ju thua lop derdhen ne byth ju thua dele thithin palla frroku,ju thua derra ulerojn nga gezimi.

  2. Insistimi per te vendosur trarinvte rruga e kombit, eshte vetevrasje te pakten politike. Dhe ky nxitim dhe vendosmeri nuk ben gje tjeter , vetem i hedh benzine zjarrit. Akoma dhe sot 4 njerez te pafajshem mbeten ne burg fare kot, per kaprico te pushtetit. Ky nxitim, tregon dhe njehere qe ai trar vendoset aty vetem per qellime korruptive, ku klientet e pushtetit bejne investimin, dhe leket i ndajne bashke. Nuk ka njeri hallin e rruges, te mirembajtjes. Eshte thjesht propogande per te justifikuar nje hajni kaq te madhe. Kush i mban mend reagimet e kryeministrit pas protestes. Nje avokat i mirefillte i Cetit, si nje punonjes karburanti qe i sherbente bosit te vet., dukej Mendoi qe duke ja dhene kete mundesi cetit , si nga zona do mund te shuante revolten e nje komuniteti te vuajtur dhe nje zone dhume te varfer. Ajo takse atje nuk ka per te funksionuar kurree. Te pakten nuk do jete vendimi i kesaj qeverie, te kapur e pllakosur forte nga korrupsioni, dhe krimi organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *