• |
ide | kryesore

Kryeprokurore e përkohshme? Arta Marku shpall strategjinë e punës për dy vite

Lajme, Të fundit



Pavarësisht premtimit se Arta Marku do të qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm. Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.

Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, zonja Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.

Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme. Top Channel i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.

Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.

Dhe për ta vulosur këtë situatë, megjithëse Arta Marku ka kompetenca të kufizuara si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, edhe zyra e shtypit nuk e njeh me këtë status, por çdo vizitë të sajën e deklaron si takime të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme pa afat./TCH



12 Comments

  1. dha kazani bushati asnji fjal per ket dhjerje ruqi,rame e xhafe e si te reagoj kur jashteqitjet e stalinit dhe dhjerjet e mao luu ce dun,titi e popoviq shoket ruqi,rama xhafa e zgjodhen si kryekriminele.lloj frroku,doshi e prenge.e them bushati kazan se qelbi ne kazan mero baze,mingjozi,vasjari,nazarkot,vangjeli,muq nano etj vetem krymba bejn.

  2. dhe cfare ketu per tu habitur.. Meqe eshte e perkoheshme nuk do te thote qe mos percaktoje strategjine per 2 vitet e ardhshme ??

    Ky ehte mentaliteti i shqiptareve..

    Panvarsisht eshte apo nuk eshte ajo ne ate post .. cdo institucion duhet te kete strategjine , metodat e veta te punes per perjudhat e ardhshme …

    apo jemi mesuar ne me idene une dhe keto dite jam ketu.. as me plas fare se cfare behet mbas meje…

  3. Ku jane betime dhe sterbetimet e Rames dhe balles se Kjo do ishte maksimumi deri ne Muajin Maj? Maji iku , ndersa kjo kukulla ben planet per nje afat 2 vjeçar . Talluni ore talluni se delet e kane mendjen tek bari .

  4. Kjo prokurore, duhet ta dini se ka krye prokuror, RAMEN, e di qe e dini por,,,,,skeni pare gje akoma,,,,dhe ja ku e kemi dhe e keni drejtesine.Kjo eshte rilindja,, pushteti sovjeteve, nedore te ketij shpirte keqi drogmen qe po na cone rrugen e te atit. Keta janefelliqesirat rilindasete dekompozuar ne ngjyren qe i perfaqeson.

    1. Po pse i di ti si funksjonojne prokurorite e te gjithe botes qe shprehesh me kaq kompetence ?

      Te gjitha prokurorite bejne planet dhe strategjine e tyre afat-shkurtra 2-5 vjet dhe afatgjata 5-15 vjet.

      Ti po shprehesh sikur te jesh profesor jurisprudence dhe ke studjuar legjet e te gjitha vendeve te botes se si funksjonojne prokurorite ..

  5. Prokurorja po ben pune te shkelqyer, le te vazhdoje spastrimin..
    Kujt i plasi cfar thone ushtaret e PD-s, ju qete mesuar me vjedh me te madhe pranda ju djeg bytha juve..

  6. o Hajdar gjitholog, mqs je injjorant ti sdo te thote se dhe te tjeret jane si ty dhe skane informacion. Prokuroria dhe te gjthe organet ligjzbatuese punojne perdite sepse tille eshte natyra e punes se tyre, dhe jo me plane disavjecare. Ne fusha te tjera si trasnporti,energjia, bujqesia apo ekonomia po behen plane te tilla. Plane te tilla mund te bente vetem prokuroria e Enver Hoxhesm e cila caktonte se sa armiq te popullit do zbulonte ne 2 vjecarin e ardhshem. Nejse ky ishte lajm vk por ti si shumica e shqiptareve qe kane shpirtin e kundershtimit qenke djersit shume

    1. O shoku.

      behet fjale per STRATEGJI dhe jo plane si ne kohen e Enverit. Lexoje artikullin mire.
      Po hajde nese..

      Pershembull nje strategji ne organizimin e punes se prokurorise do te ishte @ Ne 2 vitet e ardhshme nuk do te kete prokurore te krimeve te renda neper rrethe por do te perqendrohen ne tirane @@ pershembull..

      Nuk behet fjale se sa do kapen dhe se sa do hetohen. Por mund te te viehn objektiva te qarta @ pershembull : Ne keto dy vite do te merren ne shqyrtim te gjitha dosjet e vitit 2008-2012 , pershembull @@@

      Pra me duket se je jasht temes per te cilen behet fjale.

      Edhe nje hre mos fol ne menyren ABSOLUTE kur ben krahasime me BOTEN .. SE TI NUK E DI SE SI FUNKSJONOJNE PROKURORITE NEPER BOTE. ( Kjo eshte e mete e te gjith shqiptareve , ne linja te pergjishme te japin mend per gjithcka dhe behen te gjithe GJITHOLLOGE) .

      Hajt tung.

  7. Kjo e perKoheshmja
    kur thojshin kta qe kjo ka per te bo nomin ne menyre antiligjore, prape qeshnit
    sic qeshnit per shume gjona qe nga 2015ta
    sja kam uruar asnjonit te keqen ne ket jete
    po ky popull i kuq e i keq, do me shku nga stepat e uraleve e siberi e kamchatka
    vazhdoni votoni majtas per i thes miser

  8. o Hajdar gjitholoqe, po te dergoj kuptimin e fjales strategji sipas fjalorit shqip te zgjerosh horizontin

    strategji:
    strategjí,-a f. 1. usht. arti i përgatitjes dhe i drejtimit të veprimeve të gjera luftarake ose i luftës në tërësi. 2. drejtimi kryesor i politikës së një partie, të një grupi shoqëror etj. për një periudhë të gjatë; plani i përgjithshëm i veprimeve; mjeshtëria për drejtimin e diçkaje: strategji ekonomike; strategjia dhe taktika.

    Sa per dijeni shqyrtimi i dosjeve nuk perben strategji por eshte pjese e punes se prokurorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *