• |
ide | kryesore

Mbytet një person te Gjiri i Lalëzit, viktima një 22-vjeçar nga Tirana

Lajme, Të fundit



Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15. Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.



1 Comment

  1. Eshte fatkeqesia me e madhe qe ne ate zonen aty (gjiri lalzit te pjesa e fshatrave turistike Lura), deti akoma merr jete njerezish. Kjo ndodh sepse shume afer bregut, krijohen rryma uji, te cilat nuk te lene ( te thithin) te dalesh ne breg. Krijohen shume afer bregut , kur ka dallge. Ne kete rast, kush gjendet ne keto kushte DUHET te notoj drejt thellesise, 3-5 m sa te dale nga kjo vorbull, dhe pastaj te rrotullohet nga krahet per ne breg. Viktima e sotme dhe shume te tjere( ne 3-4 vjet mbi 15 raste, ne te njejten zone), por dhe kushdo tjeter pa eksperience kur ka rene ne kete votbull, ka insistuar te dale ne breg, e kane lene fuqite dhe ka ngelur aty, se ajo te thith dhe nuk te le. Me nje ndihme fare te vogel, qofte dhe nje roje deti aty afer, sot nuk do kishim kaq shume njerez qe humbin jeten. Them eshte fatkeqesi, se per kaq pak neglizhence(asgje nuk kushton nje roje), por dhe nje ndihme nga kushdo , duke hedhur nje top apo komardare njerezve te tille ne nevoje, sot nuk do te kishim kaq shume viktima. Eshte absurde ta mendosh, qe askush nuk reagon ndaj rasteve kaq te renda dhe fatkeqe. Privatet kane zaptuar reren, kane vene mbi 200 cadra me 5 mije leke secila ne dite, jane plot, dhe nuk paguajne 2 roje plazhi. Ka humbur jeten nje njeri , dhe kio zgjat vetem 3 dite. Sa ka filluar sezoni. Tek ajo zone duhen marre masa te menjehershme sa nuk kane humbur jeten te tjere njerez. Te shtune te diel aty zbarkon gjithe tirana. Nuk ka as doktore te ofrojne ndihmen e pare as polici mjaftueshem. Te mendosh te dergosh dike ne nevoje ne tirane, me ate trafik qe ka eshte i mbaruar, se ambulanca nuk ka shanse te dal qe aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *