• |
ide | kryesore

Rama: Kush ka dalë nga ndihma ekonomike ka mundësi punësimi, paga 5 herë më shumë

Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në Panairin e Punës në Elbasan, kryeministri i vendit Edi Rama iu referua të larguarve nga skema e ndihmës ekonomike, kur tha se mundësia për punësim ekziston për të gjithë, edhe për ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike.

“Ekziston mundësia për të gjithë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe janë në gjendje të mirë për punë, kanë vullnetin për të kaluar në kurset profesionale apo për të pranuar çfarëdolloj pune që në rastin më të keq, paguhet sa 5-fishi i ndihmës ekonomike në muaj. Mund të bëhet edhe më tepër, por aktualisht ekzistojnë mundësi të mira”, theksoi Rama.

Ai shtoi se 70% e personave të larguar nga skema e ndihmës ekonomike i përkasin grupmoshës nga 24 deri në 45 vjeç, një grupmoshë vitale që, sipas kryeministrit, nuk mund të mjaftohet me lëmoshën e ndihmës ekonomike.

“Do të bëjmë çdo ditë përpjekje për të pasur më shumë mundësi për këta persona”, tha Rama, duke vënë në dukje se vetëm në panairin e Punës në Elbasan, janë 1567 vende të lira pune.



1 Comment

  1. O milet’ plasi puna madhe nga goja e mashtruesit me te madh qe kemi pare. Nxitoni se po ju presin me krahe hapur ne surrel, ne k;ministri, bashkie arat e kanabisit.Kush i beso ketij ne ato qe thotehipokriti, genjen te aredhmen etij, e te femijeve.Ky eshte si xhibrili per kete popull qysh se erdhi ne pushtet me mega mashtrimet. Shpetimi dhe e ardhemja eshte vetem largimi i ketij bashke me sorollopin lepires qe ishkon mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *