• |
ide | kryesore

VIDEO/ Anglia mposht Nigerinë (shikoni golat)

F1, Sport



Anglia mposhti 2-1 Nigerinë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Wembley të shtunën pasdite.

Anglezët kaluan në epërsi pas vetëm 7-të minutash me Gary Cahil që shënoi një gol me kokë në një goditje nga këndi.

Golin e dytë për “Tre Luanët” e realizoi sulmuesi Harry Kane rreth 5 minuta para pushimit të ndeshjes.

Nigerianët e nisen fort pjesën e dytë duke ngushtuar epërsinë në 2-1 me Iwobi.

Anglia do të luajë kundër Belgjikës, Tunizisë dhe Panamasë në Grupin G në Kupën e Botës.

Nigeria do të luajë në një grup më të vështirë, në Grupin D, kundër Argjentinës, Islandës dhe Kroacisë.

https://www.youtube.com/watch?v=L30ncoikL3I



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *