• |
ide | kryesore

Devoll/ Fluks emigrantësh nga vendet e Lindjes, futen nga kufiri me Greqinë

Lajme, Të fundit



Fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes, të cilët kanë hyrë në rrethin e Devollit, është rritur gjatë ditëve të fundit. Nisur nga situata e krijuar, policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë.

Emigrantët hyjnë ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia kufitare ka ndaluar në dy muajt e fundit mbi 70 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe Iraku.

Shumica e tyre kërkojnë azil në Shqipëri, ndërsa një pjesë kthehen sërish në Greqi. Kujtojmë se emigrantët nga Lindja, e përdorin territorin shqiptar si tranzit drejt vendeve të BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *