• |
ide | kryesore

Fqinjët shqetësohen për erën e keqe në banesë, policia gjen një 70-vjeçare të dekompozuar

Lajme



Mbrëmjen e djeshme, banorë të një pallati në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kanë paraqitur rastin se, nga një banesë në një pallat mes bashkisë së këtij qyteti dhe ish-shkollës Pedagogjike, nga brendësia e një apartamenti në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.

Pas hyrjes në apartament ku janë kryer hetime në praninë e oficerit të policisë gjyqësore, prokurorit dhe mjeku ligjor kanë gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.

Me urdhër të prokurorit kufoma e seksit femër është dërguar për identifikim dhe autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore. Sipas hetimit paraprak, në këtë apartament ka jetuar e vetme një grua e paralizuar rreth 70 vjeçe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *