• |
ide | kryesore

Gjendet trupi i pajetë i 20 vjeçarit të mbytur në Erzen

Lajme, Të fundit



Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen trupin e pajetë të 20 vjeçarit Xhorxhio Seferi, i cili dy javë më parë ra nga gryka e kamionit.

Sipas njoftimit të policisë, polumbarët e RENEA-s nuk i kanë ndërprerë kërkimet gjatë gjithë këtyre ditëve dhe bashkë me policët e Farkës kanë gjetur në rrjedhën e lumit trupin e 0 vjeçarit.

“Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës” njofton policia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *