• |
ide | kryesore

Kapen refugjatë nga Siria dhe Iraku, policia i grumbullon në Babrru

Lajme, Të fundit



Policia shqiptare ka ndaluar 5 refugjatë vetëm gjatë 24 orëve të  fundit në pikat kufitare të vendit. Në Tiranë është ndaluar shtetasi me inicialet B.G 44 vjeç, banues në Irak, i cili ka hyrë ilegalisht nga kufiri pranë Kakavijës.

Pas ndalimit ai është dërguar në qendrën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Babrru.

Po ashtu nga policia e Tiranës janë ndaluar tre shtetas të moshave 18, 26 dhe 20 vjeç nga Siria që gjithashtu kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri në afërsi të Kakavijës.

Edhe këta persona janë dërguar në qendrën e strehimit në periferi të Tiranës.

Ndërkohë shërbimet e përbashkëta të kufirit shqiptaro-malazez në Muriqan kanën shtetasin me iniciale Y.D 28 vjeç nga Siria i cili kërkoi azil dhe u dërgua në qendrën pritëse në Babrru.



1 Comment

  1. policia e shteti shqiptar duhet ket kujdes e meshire me sirian si gjithe evropa.
    por edhe kiujdes ne mashtrime nga marokian,algjerian e tunixian dhe tjer arabe te tjeta shteteve,se genjejn qe jane sirian si ne shqiperi si ne evrope,vetem per ti paguar sociali dhe mundsisht marre letrat si azilan ne shtete perendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *