• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Panucci rrezikon shkarkimin nga Shqipëria

Sport



Pas humbjes turpëruese 4-1 me Ukrainën, trajneri Cristian Panucci ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve italiane. “Calciomercato.it” raporton se me këto rezultate tekniku rrezikon shkarkimin.

“Kombëtarja e Christian Panucci, nuk mundi të rikuperojë pas humbjes së shëmtuar në ndeshjen e së martës kundër Kosovës (0-3) pasi edhe këtë të diel nuk mundi të ringrihet duke u mundur 4-1 nga Ukraina.

Shtohen kështu numrat negativë që flasin për 5 humbje dhe 12 gola të pësuar në 5 ndeshjet e fundit. Trajneri italian rrezikon shkarkimin duke marrë parasysh se që nga ardhja e tij ka fituar vetëm një ndeshje kundër modestëve të Liehtenshtejnit” – shkruan portali italian.

Ndërsa “Fantagazzeta” shkruan se trajneri italian është në fije të perit pavarësisht “pritshmërive të mëdha kur firmosi kontratën”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *