• |
ide | kryesore

Momenti kur tifozët e detyruan Panuccin ta ndërpresë intervistën pas humbjes nga Ukraina

F1, Sport



Tifozët në Evian nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të miqve.

Por, tekniku i Shqipërisë nuk është lejuar nga tifozët, ata janë shfaqur tejet të irrituar teksa kanë detyruar trajnerin Panucci të ndërpresë intervistën për “Supersport”.

Panucci, në fillim të intervistës, u shpreh se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe kjo ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi.

Më pas, vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët kanë bërë që lojtari të largohet menjëherë nga intervista “live”.

Çfarë keni bërë gjatë këtyre ditëve për të ndezur zjarrin që mungoi ndaj Kosovës?

“Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *