• |
ide | kryesore

Shqipëri-Ukrainë sfidë mes Panuçit dhe Shevçenkos, kush rrezikon shkarkimin

Sport



Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të bëjë që Kristian Panuçi dhe Andri Shevçenko të harrojnë miqësinë mes tyre për një ditë, pasi kushdo që del nga fusha e lojës me një rezultat zhgënjyes, rrezikon seriozisht shkarkimin.

Nëse Kristian Panuçi është në qendër të kritikave se nuk po arrin as rezultate e as të shfaqë lojë me kuqezinjtë, për Shevçenkon këtyre problemeve u shtohet edhe ajo e pagës që i është bërë publike.

Mediat ukrainase kanë mësuar se Shevçenko fiton bashkë me stafin e tij 2 milionë euro në vit, një shifër shumë e lartë po të merret në konsideratë fakti se është fillestar. Ai nuk ka arritur ndonjë rezultat të kënaqëshëm deri tani me përfaqësuesen e vendit të tij.

Gjithashtu Shevçenko nuk ia doli të kualifikohej në Botëror në një grup që shihej si i kalueshëm, duke mbetur pas krahëve të Islandës dhe Kroacisë.

Edhe pse në katër ndeshjet miqësore të zhvilluara që nga përfundimi i eliminatoreve përfaqësuesja e Ukrainës ka arritur 2 fitore e 2 barazime, Shevçenko nuk shihet me sy të mirë nga tifozeria dhe pasi është mësuar se ai është ndër trajnerët më të paguar të kombëtareve në Europë, në vendlindjen e tij kanë ngritur zërin duke kërkuar medoemos rezultate.

Një rezultat negativ ndaj Shqipërisë do të komplikonte më shumë situatën ndaj për Shevçenkon, një sukses përballë kuqezinjve të Panuçit është po aq i rëndësishëm sa për italianin, të cilit nuk i falen më gabimet me kombëtaren shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *