• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas 4-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një fëmijë 4 vjeç u aksidentua rëndë mbrëmjen e sotme në Prrenjas.

Policia njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes, në rrugën e fshatit Kotodesh në Prrenjas.

Shtetasi me iniciale F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A. S., 4 vjeç.

Fëmija është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *