• |
ide | kryesore

Farsa me llogaridhënien/ Gruaja nga Cërriku nxjerr bllof Edi Ramën

Kryesore



Një ditë para se Edi Rama të zhvillonte takimin e “Llogaridhënies publike” në Cërrik, Bukurie Brrakën, një banore e fshatit Shtërmen e përzgjodhën si një nga gratë që duhej t’i bënte pyetje kryeministrit. Por skenari nuk shkoi sipas parashikimit. Mjaftoi një shkarje e vogël, dy pyetje të tjera që e shqetësonin gruan por që nuk ishin pjesë e marrëveshjes, dhe Edi Ramës dhe i ka dalë boja paturpësisht me gjithë shfaqjen e tij të kinse “Llogaridhënies publike”.

Nga ajo që tregoi Bukurie Brraka për Faxnews, rezulton se ajo që shohim në ERTV është një farsë e montuar për propagandë nga Rilindja.

Bukurie Braka rrëfeu se ishte bërë pjesë e skenarit pas një oferte nga zyrtarët e PS-së së Cërrikut, me të cilët kishte rënë dakort që ta pyeste Edi Ramën për çështjet e legalizimit. Për të qenë të sigurtë se do të bindej, një natë më parë i kishin sjellë në shtëpi dokumentat e legalizimit të shtëpisë, të cilat ajo dhe familja e saj i prisnin prej vitesh.

Por Bukuria kishte edhe pyetje të tjera në kokë dhe nuk kishte më komplekse, tani që dokumentat e legalizimit i kishte në xhep. Kur u gjend me mikrofon në dorë para kryeministrit, bëri në fillim pyetjen për të cilën kishte dhënë fjalën dhe nuk rezistoi dot. E pyeti Ramën edhe për premtimin e Erion Veliajt se të moshuarit nuk do të lodheshin më me dokumentat për pensionet dhe ia tha copë se Check Up-i, është kot, se në qendra shëndetësore nuk kishte as aparat për të matur tensionin dhe se aty nuk parashikoheshin analiza të shtrenjta si pap testi apo mamografia.

I gjendur përballë kësaj “tradhtie”, Edi Rama heshti dhe i ndërpreu fjalën, siç dallohet në videon më poshtë.

Bukurie Braka: Te ai Check-up falas pse nuk janë përfshirë edhe disa analiza që janë të shtrenjta, sidomos për ne që jemi në nevojë, që jemi pa tokë, pa asistencë, pa gjë, si pap testi apo mamografia. Po ai Check-up bëhet sa për të kalu radhën. Ata nuk kishin as aparat tensioni për ta mat.

Edi Rama i ndërpret fjalën i acaruar: “Jo jo, check up nuk është fare për të kalu radhën”. Gruaja këmbëngul “Po e kam bërë dy herë, ato nuk kishin aparat për të mat tensionin”. Rama ndërhyn edhe njëherë: S’është fare për të kalu radhën”. Gruaja: “Po ashtu është!”, Rama dorëzohet dhe i heq fjalën: Po mirë, jepja pak zonjës atë mikrofonin…!

Fjala iu ndërpre duke ia lenë vendin batutave, por gazetarët e FaxNews shkuan në banesën e gruas në Cërrik, për të sjellë rrëfimin që nxjerr bllof kryeministrin. Ajo tregoi se se pas takimit, e pati telefonuar kryetari i PS-së së qytetit, i cili i kërkoi llogari pse e pyeti kryeministrin për Check-up-in dhe jo për legalizimet.

“Takimi me Kryeministrin ishte me skenar. Më thanë ta pyesja Kryeministrin për legalizimet. Një ditë para më legalizuan shtëpinë. E pyeta për Check-upin, më morën në telefon pas takimit. Kryetari i PS-së më pyeti pse e bëra atë pyetje… Më lanë në këmbë. Ma prenë fjalën se dola nga skenari” tregoi e pakënaqur gruaja, që u nis në takim t’i kërkojë llogari Edi Ramës, por në fund e pa veten përballë kërkesës për të dhënë vetë llogari.©Lapsi.al

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:



14 Comments

  1. Kjo qenka Zonjë e vërtetë.
    Bravo i qoftë për kurajon.
    Po të ishin shqiptarët me kurajon e kësaj gruaje dhe jo militantë partish Shqipëria do të ishte krejt ndryshe.

  2. Karagjoslleqet e radhes e Rames! Shtyp koti! Nje ore levizje me makine ne fshatrat rreth Tiranes, Durresit etj dhe e kupton se ne çfare derxheje jemi katandisur. Shkoni e informohuni ne popull e do shikoni se s’ja vlen te harxhosh kohen e te meresh me spektaklet alla “gju me gju me popullin” qe po na servis kjo politike e deshtuar totalisht. Popull i traumatizuar, vend i deshtuar prag katastrofe!

  3. Une nuk merrem me Ramen! Kam deshire te merrem me “morrin” dhe “pleshtin” Bushati! Cfare gallate Andi! Lajme nga Lapsi.al : -ish ministri i Rames leshon bomben kunder Rames?! Kush eshte ky minister enigmatik i Rames? Na qenka Manjani! Ylli i Metes! I like floririt! A nuk eshte “zgjuarsi” te shash Ramen ne kete forme? Medioker! Gruaja nga Cerriku leshon bomben Rames! Epo tha nje i PD : e vrau Edi Ramen e nxori Blof! E cfare nuk thote Andi “morri i bythes” per Ramen?! Plehra! Andi impotenti thote se krimet e Rames, meqense genjeu ne fushate , jane me te medhaja se te Sali serbit me kater te vrare dhe te gjithe i dime krimet e tij por jo Andi dhjeramani! Urime Andi Bushati! Njeriu nuk mund te bjere kaq poshte sa ke rene ti!

    1. Ti qenke monstër, nqs e pe vidion, Bushati nuk ka shtuar asgjë përveç asaj që ka ndodhur.
      Ti je maja e plehut e të gjithë komentuesve rilindas, pse ka shumë mutra e qelbësira si puna juaj, dhe jo si ajo zonja nga Cërriku edvini tall bythën, në rradhë të parë me ju lapangjozët që po vdisni nga frika, pastaj edhe të tjerëve që janë as mish e as peshk. rracë muti.

  4. Te gjithe I sajojne, edhe enveri I sajonte norma qe edhe Rames i pelqen. Eshte ne natyren e njeriut qe kur kap majat nuk don te rrezohet. Kur Lapsi ka te drejte i jap te drejte pasi ky lajme duket mese i sakte

  5. Jam dakort qe Ramai improvizon! Po ku eshte krimi ketu! Doni theater ? Ja ku e keni! Rama tallet me te gjithe! Por s’ka krim s’ka vrasje ne bulevard! Saliu juaj o bytheqire vrau kater,me duar ne xhepa, 4 prinder, kater bura te martuar, kater te pafajshem dhe tha se do te vriste 300,3000 e me shume per te mbrojtur koken nga Vicidoli! Nuk kuptohet kush eshte idiot! llymi po perpiqet te behet moral!

  6. PS-Rama rrezik per identitetin,historin,herojt gjyshrit tane viktima te babarbaris ottomane.
    Rama rrezik me potencial te madhe per Flamurin Kombetar dhe Republiken.
    Rreziku i ps nga Turqinizimi i Shqiperis dhe futjen ne organizata islamike al nusra,al kaeda isis,dhe hapje lufte direkte identitetin shqiptar,civilizimit evropian,dhe hasmersis me euro-usa-n.
    Reeziku nga Rama e PS,eshte identik nje rrezik qe sulmon ne palce rrepubliken e Shqiperis dhe Kosoves.
    te lidhet rama me erdoganin,automatik,shqiptaria qeveriset nga Kremlini,se sefi suprem i erdoganit eshte Putini.
    edhe toka ,uji ,deti e natura e shqiperin,kontaminohet nga virusi i ps rama.toka mallkohet.

  7. O juristi nga Brukseli! Vetem jurist nuk mban ere! Lexoje edhe njehere dhe do te shikosh se je nje gjysem analfabet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *