• |
ide | kryesore

Fluks refugjatësh në Shqipëri. Në 5 muaj u ndaluan 2133 persona. Më shumë se gjysma kërkojnë azil në vendin tonë

Lajme, Të fundit



Fluksi i emigranteve të cilët zgjedhin Shqipërinë si pikë kalimi për në vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Zv/ministrja e brendshme Rovena Voda thotë në një intervistë për Vizion Plus se në total nga fillimi i vitit e deri në maj janë ndaluar 2133 emigrantë. Por e veçanta sipas zv/ministres është se më shumë se gjysma e tyre kërkojnë azil politik në Shqipëri.

Sipas Vodes, Shqipëria nuk konsiderohet si vend transit për flukset e emigrantëve, por nga ana tjetër policia ka rritur ndjeshëm vëmendjen ndaj këtij fenomeni. Për sa i përket lajmit se Mali i Zi do të ngrinte një gardh në kufirin me Shqipërinë zv/ministrja ka këtë përgjigje.

Një tjetër ndihmesë për Shqipërinë është dhe bashkëpunimi me Frontex. Në fund të qershorit tha Voda një grup ekspertësh nga Frontex do të vijnë në Shqipëri dhe do të ofrojnë asistencën teknike në menaxhimin e kufijve dhe problemet me emigrantët e paligjshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *