• |
ide | kryesore

Habit Donald Trump: S’kam bërë asgjë të keqe, por mund të fal veten…

Planet



Presidenti amerikan Donald Trump thotë se studiuesit ligjorë kanë konfirmuar se ai ka “të drejtën absolute për të falur” veten, por e vuri në diskutim nëse do ta bënte ose jo një gjë të tillë, përderisa nuk ka “bërë asgjë të keqe” në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Duke komentuar të hënën në Twitter, Trump e quajti përsëri hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, të drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, si “një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë”. Të dielën, avokati i Trump, Rudy Giuliani tha se presidenti, që ka falur tre figura konservatore të dënuar për krime, “nuk ka synim të falë veten”, raporton voa.

Por, Giuliani shtoi se “do të ishte një pyetje e hapur” nëse mund ta bënte një gjë të tillë, megjithëse e pranoi që do të ndodhte një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara, nëse kjo ndodhte.

“Është e paimagjinueshme që ai të falë vetveten dhe ndoshta do të sillte si rezultat menjëherë ngritjen e akuzave për shkarkim”, tha ish-kryebashkiaku Giuliani për televizionin NBC.

Në një postim tjetër në Twitter, Trump tha se emërimi i Mueller para një viti, me gjithë kundështimet e tij, “është krejtësisht JOKUSHTETUES!” Giuliani tha në televizionin ABC se është “një pyetje e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të zotit Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *