• |
ide | kryesore

I dënuarin për vrasje i përgjigjet me armë arrestimit, qëllohet për vdekje nga policia

Lajme, Të fundit



Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje.

I arratisur shumë vite më parë nga burgu, policia ka tentuar ta arrestojë. Kjo ishte tentativa e katërt e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i arratisej policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *