• |
ide | kryesore

Itali, policia godet bandën e trafikut të drogës, dy shqiptarë në pranga

Lajme, Të fundit



Një operacion i nisur kohë më parë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike ka vijuar edhe sot në Itali me shkatërrimin e një grupi italo-shqiptar. Në prangat e policisë italiane kanë rënë katër persona, dy nga të cilët janë shqiptarë. Operacioni i koduar “Bogota” u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg dhe për shtetasit italianë të moshës 35 dhe 49, u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Në hetime janë përfshirë 51 persona të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë të hetuar nga Anti-Mafia e Leçes, ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në vende të ndryshme si Bolzano – Livorno – Lecce dhe Brindisi, ku janë sekuestruar sasi të ndryshme drogës (600 kg marihuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.

Për transportimin e drogës përdoreshin anije, furgonë dhe makina të modifikuara dhe shumë mjete të tjera që përdoren për transportin e mahnitshme vetë të tilla si anije, furgonë dhe makina të modifikuara me dysheme të dyfishtë ku fshiheshin ngarkesat me drogë.

Hetimet zbuluan gjithashtu se grupet kriminale në Itali furnizoheshin nga rrjetet e tjera me bazë në Shqipëri, të cilët transportonin drogën në brigjet italiane, nga ku më pas shpërndahej në rajone të ndryshme të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *