• |
ide | kryesore

Koncerti në Tiranë/ Politikanët që flirtuan me Rita Orën

Arkiva, Kryesore



Me Rita Orën nuk ka ndodhur as më shumë as më pak se ç’ndodh me të gjithë politikanët shqiptarë që kacavirren pas personaliteteve me famë botërore për të fituar simpatinë e publikut vendas. Zbarkimi i dytë në Tiranë i këngëtares nga Kosova nuk ka pasur asnjë ndryshim në këtë aspekt, me përjashtim të faktit se tani, gjashtë vite më vonë, vendin e Sali Berishës e kishte zënë lali Eri.

Rita erdhi për të kënduar në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë në 28 nëtor 2012. Por në atë kohë ngjitja e saj në skenë në sheshin Nënë Tereza u shoqërua nga vetë kryeministri Sali Berisha. Ç’donte Berisha në atë skenë të ndërtuar për fansat 20 vjeçarë të këngëtares? Pse u filmua ngjitja e shkallëve të tij live nga TV Klan, sikur të qe ai superstari i mbrëmjes (video poshte)? Përgjigjen atëherë e dha vetë Berisha i cili e konsideroi këngëtaren shqiptare si më të madhe se Madona, diçka mes Beyonce dhe Rihanës : “Unë isha i gatshëm të vallëzoja me të rinjtë në shesh me ritmet e saj”. Në atë kohë gazetave nuk u shpëtoi ky fakt. Panorama, që qe më pranë Berishës, vuri titullin: “Rita ora live në shesh shoqërohet nga Berisha” ndërsa opozitarja Tema e konsideroi kështu: “Rita Ora ylli i mbrëmjes së djeshme? Jo, Sali Berisha”.

Image result for rita ora per sali berish tema Image result for rita ora per sali berish tema Image result for rita ora per sali berish tema

Sot, pas 6 vitesh Rita u kthye sërish në Tiranë, por këtë herë vendin e Berishës e zuri kryebashkiaku Veliaj. Natyrisht ai nuk u ngjit në skenë bashkë me këngëtaren, por e priti atë para koncertit. Ja ç’shkroi për këtë njoftimi i bashkisë: “para se të ngjitej në skenën e sheshit “Skëndërbej” këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit”.

Por, pjesa më e bukur është se Veliaj nuk i rezistoi tundimit për të shfrytëzuar këtë takim për propagandë. Sipas njoftimit të dalë prej zyrës së tij, edhe këngëtarja me famë botërore (megjithëse nuk kishte më shumë se tre- katër orë që kishte zbritur në Rinas) i kishte vënë re ndryshimet e mëdha të Tiranës.

Rita Ora e vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana. “Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t’ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë positive” shkruajti komunikata e bashkisë.

auto_34268592_601822220181190_6267249517075103744_n1528104898auto_34366418_601822260181186_9037054757826461696_n1528104902
Pra nënteksti është i qartë: në kohën e Lali Erit, Tirana është më mirë. Veliaj nuk u mjaftua me kaq. Ai jo vetëm e shfrytëzoi koncertin e Rita Orës për t’i dhënë asaj çelsin e qytetit, jo vetëm i fali çiftelinë që mbante në zyrë, por kërkoi të identifikohej me të duke e transmetuar live koncertin e saj në faqen e vet të Facebook-ut ©Lapsi.al

 

Veliaj i jep Celesin e Qytetit kengetares Rita Ora (5)Veliaj i jep Celesin e Qytetit kengetares Rita Ora (2)



8 Comments

  1. Pale te bohet KM
    lali Dreqi!!!….
    (Megjase nuk do kete mo kohe me pjerdh per
    Rita rrotaxhilen….)
    Fiiiku, Gjinooo!!!

  2. Shi si qesh zdromsi
    Ishte koha kur na vinte neper shkolla me gershere ndore, dhe na thoshte shqipria dixhitale
    Sa ikte ai thoshte zysha fikni kompjuterat

  3. Keta vdesin per te bere foto me njerzit e famshem dhe lali eri kete koncert te Rita Ores e sheh si arritje te qeverise te -Rivdekjes-dhe bashkise ku eshte kryetar.Sic shkrova dhe me lart keta vdesin ber te bere foto me keta njerez qe jane te famshem sic beri -Edvin-Psiko-Skizofreni -qe pagoi 80 mije dollare mos qofsha i gabuar qe beri nje foto me—Obamen.

  4. Normal me shume se normal.Te gjithe shqiptaret jane njelloj,vuajne nga ndjenja e identitetit dhe e games.Kur te vije Dua Lipa do shetisin me gomar.

  5. Kur bëhet fjalë për krahasimet, është më duket tepër e trashë nga llogjika që të krahasosh festimet e 100 vjetorit të pamvarësisë kur Rita Ora me koncertin e saj i dha flakë festës kombëtare, e krejt ndryshe me karagjozllëqet e Erion Veliajt që si Ermal Metën ashtu edhe Rita Orën i fut në thesin e “sukseseve” të tij si kryebashkiak.

    Çfarë feste pati Shqipria me këto dy koncerte të performancave të dy këngëtareve shqiptare me emër ndërkobëtar ?
    Kishte festën e kanabisit apo të kokainës ?
    Kishte festën e zbulimit të dy ministrave të mbrendshëm të Edi Ramës, që me kushërijtë e vëllezërit e tyre e bënë të famshëm Shqipërinë në botë si Kolumbia, apo festën e inagurimit të Kullave të ndërtuara me paratë e drogës ?

  6. Kur bëhet fjalë për krahasimet, është më duket tepër e trashë nga llogjika që të krahasosh festimet e 100 vjetorit të pamvarësisë kur Rita Ora me koncertin e saj i dha flakë festës kombëtare, e krejt ndryshe me karagjozllëqet e Erion Veliajt që si Ermal Metën ashtu edhe Rita Orën i fut në thesin e “sukseseve” të tij si kryebashkiak.

    Çfarë feste pati Shqipria me këto dy koncerte të performancave të dy këngëtareve shqiptare me emër ndërkombëtar ?
    Kishte festën e kanabisit apo të kokainës ?
    Kishte festën e zbulimit të dy ministrave të mbrendshëm të Edi Ramës, që me kushërijtë e vëllezërit e tyre e bënë të famshëm Shqipërinë në botë si Kolumbia, apo festën e inagurimit të Kullave të ndërtuara me paratë e drogës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *