• |
ide | kryesore

Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

1, 2, Ide



Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën zë, ato po deklarojnë se do të zbehin aksionin dhe do të moderojnë gjuhën deri në ditën e shumëpritur të fund qershorit. Ato po demonstrojnë një frikë të papërligjur se mos kryeministri që i ka vizatuar si “shqiptarë që shajnë vendin në anglisht”, lë mbi ta barrën e dështimit të përparimit drejt Europës.

Në fakt, po ta shohësh me qetësi, nuk ka asgjë të keqe nëse tamtamet dhe daullet që frymëzohen nga “qytetari dixhital” vendosin t’i lënë të qeta për pak kohë veshët e shqiptarëve. Në një mjedis të ndotur nga omniprezenca e politikës, një pauzë është gjithnjë e mirëpritur.

Por, problemi i këtij pakti mossulmimi deri në mbledhjen e krerëve të vendeve anëtare të BE-së, më shumë sesa me Brukselin ka të bëjë me kalendarin.

Nëse PD dhe LSI vendosin të “heshtin” deri në fund të këtij muaji, thatësira e tyre rrezikon të vazhdojë shumë më gjatë. Cilido që të jetë vendimi për Shqipërinë në 28 qershor, atëherë shqiptarët do të jenë përfshirë nga ethet e kampionatit botëror.

Pothuajse në gjithë qytetet e vendit, në freskinë e saporënë të mbrëmjes, shumë tifozë të sportit më të ndjekur në botë, përpara një gote birrë, do të bëjnë tifo dhe do të vënë lloto për gradiatorët që po shkojnë drejt fazës vendimtare të Rusia 2018.

Kur kjo festë të mbarojë, do të ketë trokitur mesi i korrikut dhe një pjesë tjetër e popullit do të bëhet gati për pushimet verore. Parlamenti do të mbyllet, mediat do të përgjysmojnë stafet e tyre, Monika do të hapë dyert e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe Luli do të niset drejt Holandës.

Pra një shikim i beftë i axhendës politike të bën të mendosh se opozita mund të zgjohet vetëm në shtator për të hapur një sezon elektoral që do të kulmojë me zgjedhjet vendore.

Edhe këtu nuk ka ndonjë shqetësim. Askush nuk humbet nëse kuvendi nuk do të na ofrojë për disa javë spektaklin e së enjtes, askush nuk ka pse merakoset se në vend të bluzave kuq e zi shqiptarët do të vishen me ato të Brazilit apo Argjentinës, askush nuk mund t’i kërkojë llogari atyre familjeve që kanë kursyer gjithë vitin për të bërë një javë në plazh duke harruar krimin, drogën dhe koncesionet, por pavarësisht nga këto një dilemë mbetet: Pse kur i dinte të gjitha këto, opozita organizoi në prag të kësaj thatësire mitingun që do rrëzonte Ramën dhe Xhafajn? Pse kur i kishte bërë llogaritë e datave vendosi të plasi këtë moment dosjen e Babales, që e mbante në sirtar prej disa muajsh? Pse paralajmëroi, kur e dinte se do të heshtte, daljen e disa përgjimeve për ministra të tjerë?

Të gjitha këto pikpyetje të bëjnë të mendosh ose për një opozitë që nuk di të koordinohet, ose në të kundërt, se ajo nuk ka një strategji afatgjatë.

Cilido që të jetë nga këto dy versione, ai ka një risk të madh. Në shtator kur të rizgjohet, opozita mund të ndeshet me skepticizmin e atyre që ishin mprehur për aksion, apo më keq akoma të akuzohet për një pakt okult përpara 28 qershorit, si ai që Basha i ofroi Ramës në 18 majin e shkuar.

Prandaj sado i rëndë të duket “radikalizimi” para mbledhjes së 28-shes, ku vendoset për fatin e Shqipërisë, ai është ku e ku më i volitshëm për dyshen PD- LSI, sesa gjumi i gjatë tre mujor. Sepse nëse thotë “lamtumirë, shihemi në shtator”, opozita do ta ketë tejet të vështirë ta rizgjojë besimin dhe shpresën e idhtarëve të saj në vigjilje të sezonit të ri elektoral.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Kjo s’diskutohet Bushat! Cdo opozite keshtu ka bere, sepse Kelyshi vetem 9 muaj mbahet ne bark, pastaj duhet pak gjume pasi e pjell

  2. o Bushat te dhjeshfsha llogjiken ty dhe opozites. Ca rendesie ka hapja e negociatave ne nje vend ku lulezon trafiku i droges dge mileti ska te haje. Boll e helmuat ate milet me keto teori se eshte turp. Ja u hapen dhe negociatat e ca do ndodhi, mrekullia? Si te hapem si mos te hapen ai vend do ngeli sic ka qene, asgje sdo ndryshoje

  3. O–Bushat -na tregove ku do shkoje Monika ,ku do shkoje -Lulushi ,ku do perqendrohet -mileti-tek boterori ,tek pushimet,po nuk na tregove ne kete shkrim ku do lumosen keta drogaxhinjte e -RIvdekjes-apo gju me gju me”popullin”.

  4. Po si thua ti Bushat ?Me me rendesi eshte hapja e negociatave apo edhe nje farse “alla babale” per te tubar disa qindera vete e per tu mbajte fjalim? THoni se qeveria eshte arrogante ,se mungon demokracia etj..etj…Mendoni ju se kjo opozite mund ta ndale qeverine apo shume me efektive eshte procesi i integrimit? Ne e kuptojme fare mire se per politikanet dhe gazetaret te cilet punojne per xhepat etyre hapja e negociatave eshte mortaje dhe ju thoni zgjat Zot kesi moti qe te keni sa me shume perplasje e konfrontime se atehere mercenaret shiten shtrejte.

  5. Pse i bini kot më qafë Bushatit ?
    Ai e sulmon opozitn vetëm se e do shumë, shumë , po aq sa Blushi, Gramozi e Xhafaj apo i biri i Kiço Ngjelës
    E keni dëgjuar ndonjëherë të shajë Berishën apo PD Andi ?
    Meazallah ! Kurrë !
    Ai është mësuar që në djep me luftën kllasore kundër komunizmit e enverizmit .
    Pse a do të ishte përmbysur diktatura e Blloku po të mos kishim pasur të tillë gazetarë kaq luftarakë “antikomuniste” si Andi ?
    Po e kthejmë nga një këndvështrim tjetër.
    A do të mbante pushtetin diktatori Enver Hoxha deri sa vdiq, po të mos nxiste klanet e bllokut që të vrisnin njeri tjetrin ? Përse të gjithë ata që i vrau Enveri e ishin bashkëpuntore në krimet e tij, para pushkatimit thërisnin “Rroftë Partia e shoku Enver” ?

  6. Dy partite tre po fusim dhe LSIne kane nje vije politike te jashtme, pro Amerikes me cdo kusht dhe pa parim, dhe futjen e Shqiperise ne Evrope. Po te guxoj ndonje ze e ti kundervihet garrojne me njeri tjetrin cili do ta shkelmoje me me banalitet dhe me ashper.
    Te tre partite kane nje vije politike te brendshme, asnjera prej tyre ska asnje ndryshim nga tjetra, pervec ndonje idiotsie demogagji pa vlere takse e sheshte apo takse me kthesa. Idiotsira qe shiten vetem ne Shqiperi, se dhe ne Amerike i doli boja ketij debati fallco. E majta Shqiptare nuk eshte as liberale dhe as socjaliste e djathta po ashtu nuk jane liberal si Amerikanet as te djathte si Evropjanet dhe socjalist jo e jo. E majta jep tendera e privatizon nderton kulla e beton, e djathta po ashtu te njejten gje, aty ku sundon LSI dhe ata njesoj. Prandaj o Bushat djali te uroj nje vere te mire, nje Bajram te mire ky qe vjen, se partite dhe shteti si te jene ne parlament si te mos jene e njejta gje eshte.

    1. malok vetm nje gje dihet ti e bushati prisni qe rama alias dhjerja e stalinit te ju jep pak nga kjo.mut hani e ramen mbani,ndryshe nga do merrnit pagen pos nga paraja e kokaines.

  7. Luli kete vere do ta beje ne Talje te Lezhes pushimet. Monika ne plazhin e Jales e Droga i gjate ka vendosur te pushoje gju me gju me popullin. Sala se ka vendosur ala po mendohet se do shkoje per ne Vuçidol. Nje miku im katunar i merdhif, do vazhdoje te shikoje drejte detit, me syte e tij te pa shprese, ne derdhjen e Erzenit, se mos kapi ndonje peshk, midis miljonave bidonave plastike qe flluskojne ne det. O sa mire me kene Shqiptar!

  8. krymbat e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin nuk ngopen qelb,a zgjidhet nje shizofren e bastard si rama kryemut,jeni mesuar ti thoni mutit mjalt e mjaltit qe u jipte berisha mut se keshtu e keni merak,se paku berisha ju beri njerz nga kafsh enveri e stalini qe ishit,rama prap me bar po ju mban.jo lulin e berishen por po ju sollen edhe merkel ju qenef njerzve rama e negjmija ju duket: nena mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *