• |
ide | kryesore

Muzika e lartë në lokalet e Tiranës, policia pezullon dy lokale në zonën e ish-Bllokut

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit ka zhvilluar një sërë kontrollesh gjatë fundjavës që lamë pas në lokalet në kryeqytet për shkak të denoncimeve të shumta në lidhje me zhurmat e larta akustike. Sipas njoftimit të policisë, gjatë këtyre kontrolleve është bërë i mundur pezullimi i ushtrimit të aktivitetit për dy subjekte në rrugën “Brigada e VIII”.

Policia ka njoftuar se edhe fundjavën e ardhshme do të ndërmerret i njëjti aksion me qëllim sigurinë e qetësisë publike, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në “Komisariatin Dixhital”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve. Konstatohen lokale me zhurmë tej normave të lejuara.

Merret masa e pezullimit të menjëhershëm të aktivitetit të tyre. Nisur nga telefonatat dhe ankesat e qytetarëve si dhe nga postimet në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” për shqetësimet e vazhdueshme ndaj zhurmave tej normave të lejuara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, bazuar dhe në Urdhërin Nr.543, datë 30.05.2018 për “Për marrjen e masave të menjëherëshme në bashkëpunim dhe me strukturat e tjeta shtetërore, ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare”, gjatë fundjavës ushtroi një sërë kontrollesh në lokalet e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës.

Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi shërbimet e Policisë Tiranë në mbështetje të ISHMPU do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

Policia e Tiranës, falenderon qytetarët për besimin dhe fton ata që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe në “Komisariatin Dixhital” duke ju siguruar për një reagim të shpejtë e të paanshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *