• |
ide | kryesore

Nedved, plangprishësi i Juventusit për Milinkovic-Savic

Sport



Mesfushori serb i Lazios, Milinkovic-Savic, është dëshira e madhe e Juventus i kërkuar me ngulm nga tekniku, Massimiliano Allegri.

Për Juventus, në fakt, rruga që të çon te Savic mund të mos jetë aspak e lehtë. Në radhë të parë është çmimi i kartonit të lojtarit dhe raportet që Lazio ka me këmbimet teknike. Presidenti Claudio Lotito kërkon 100-110 milionë euro për xhevahirin e tij dhe nuk preferon t’i futet idesë së këmbimit me lojtarë të tjerë (strategji që në krahun tjetër e preferon Juventus).

Se dyti, mes drejtuesve të dy klubeve nuk kanë munguar ngërçet, shigjetat apo edhe ironitë, madje këto kohë janë shpeshtuar. Që nga 2011 (blerja e Lichtsteiner) dy shoqeritë nuk perfeksionojnë një transfertë, pa përmendur këtu se kryeqytetasit nuk e kanë gëlltitur kurrë mënyren si Juventus i vodhi Pavel Nedved, tashmë drejtues i bardhezinjve.

Megjithatë Marotta nuk ka ndërmend që një histori e vjetër t’i heqë nga duart atë që konsiderohet një prej mesfushorëve më të kompletuar në botë, e mbi të cilin vigjilon edhe Manchester United. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *