• |
ide | kryesore

Negociatat me Serbinë, Hashim Thaçit i del kundër edhe LDK

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Kosovës shqyrton projektplatformën shtetërore mbi finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Praktikisht sot vendoset nëse udhëheqës i këtij dialogu do të jetë presidenti Hashim Thaçi, gjë që është kontestuar ashpër nga opozita. Partitë opozitare nuk pranojnë vazhdimin e dialogut pa një raport vlerësues në lidhje me rezultatet e deritanishme të kësaj nisme, që vazhdon prej thuajse një dekade. Sot LDK-ja është ka deklaruar me anë të një komunikate se nuk do ta përkrahë në Kuvend platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, që parashikon presidentin Hashim Thaçi në krye të ekipit negociator. LDK-ja thotë se dokumenti i propozuar nga ekzekutivi është joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thotë deklarata për media e LDK-së.

Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova i bashkohet në këtë mënyrë partive të tjera opozitare si Nisma, Vetëvendosje dhe PSD, që kundërshtojnë Hashim Thaçin si shef të palës kosovare në dialog me Serbinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *