• |
ide | kryesore

Opozita i kërkon dorëheqjen, Fatmir Xhafaj shfaqet në ambasadën amerikane (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pas një aksioni intensiv të opozitës që kërkoi me ngulm dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ky i fundit është shfaqur sot në ambasadën amerikane në një ceremoni për dekorimin e oficerit amerikan të Jan Hiemstra. Ambasadori Donald Lu nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, por është përfaqësuar nga zv.ambasadori Rajan Roberts.

“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, ka thënë ministri Xhafaj, sipas njoftimit për shtyp të policisë.

Medalja iu dha me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike” thuhet në njoftimin e policisë.

“Është bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Sigurimit Rajonal që krijon një atmosferë të tillë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të korrë sukses për të dy palët. Megjithëse kisha ndjenja të përziera për sa i përket ardhjes në Shqipëri, unë largohem me kujtimet më të bukura të jetës në Shqipëri si në aspketin personal dhe atë profesional”, theksoi oficeri i dekoruar Hiemstra.

Në ceremoni ka folur edhe zv.ambsadori i SHBA në detyrë Ryjan Roberts, që tha se shembulli i oficerit Hiemstra ishte frymëzues për djalin e tij.

Unë kam një djalë 13 vjeç. Disa vjet më parë ai më tha se donte të bëhej pilot ushtarak, kur të rritej. Kur ai takon Jan për herë të parë, u mahnit, që Jan kishte drejtuar helikopter në ushtrinë e SHBA-ve. Së fundmi, djali im ka vendosur që do të bëhet oficer policie. Ai gjithashtu është shumë i zhgënjyer që puna ime është e mërzitshme, kurse puna e Jan është shumë më e mirë, emocionuese dhe ndonjëherë shumë e rrezikshme. Ndoshta im bir do të ndryshojë prapë mendim dhe do të vendosë që nuk do të bëhet pilot apo oficer policie, i zbatimit të ligjit, nuk më intereson se çfarë karriere do të zgjedhë, por do të isha shumë i nderuar nëse ai do të bëhej si Jan kur të rritej”, shtoi ndër të tjera diplomati.



10 Comments

  1. ambasada kineze e serbojugosllave ne tiran ku kriminelet mao luu ce dun,vllahutin jovanka tito,mark agron geron frroku,geron tahir sajmir habil tahiri,edvin ndok preng dosh rosh rama bejn ligjin.u nenen kastro,kim il sung,kim il jung,qaushesku,e qu en llall ju qift.

    1. Po opozita ate muhabet ka o shok dorehiqu njerit e dorehiqu tjetrit. Opozit me te dobet se kjo nuk kam pare ndonjeher

    2. Ari andej Ari ktej. E fitove sufllaqen per sot o zar i PD ik shtrihu tani se je lodhur. Ca populli jemi more aman per nje sufllaqe e shesim bythen

    3. Po qe kur ka filluar meret PD si etalon mates? Mjafton te te duan njerzit e punes dhe te ta vleresojn ata punen o miku im edhe vazhdo puno pa lere PD.

  2. o pleh i kazanit bushati,amerika nuk vlersoi xhafen por krimin e tij.te gjith e din se rama,tahiri,xhafa jan kriminel pos lu,ti e vllahutin qe thithni ngjala lazi si ra,ma tek frroku,ndoka,tahiri,geroni,balili etj.

  3. O qeveri leshi. Qe nuk e kuptoni, qe ka filluar vapa dhe njerzit me nerva te dobta i lini ne meshiren e fatit. ARI bej durim, se nga fundi i javes do bjer shi e do ulet temeperatura.

  4. Ju kane plase syte e shurdhua veshet ketyre maskarenjeve tePD-se eLSI-se dhe zagareve te tyre mediatik.zgjohi ore te mjere se keto intrigat e pislleqet tuaju nuk ju besojne as shqiptaret neper bjeshke se lere me mbasadat qe e monitorojne deri ne imtesi siotuaten.Nuk eshte kiameti pse ju ka peruene Rama nga tepsia,madje ju garantome se edhe 16 vjete nuk ka shanse me kete strategji as ti afrohi pushtetit.Sa me shum,e ulurini me intriga,pergjime e spiunlleqe behi edhe me qesharak.Kushdo diplomat ju lexon menjehere,JU fare nuk e keni hallin e Shqiperises te qytetareve.Ulurima juaj sherben si barometer i matjes se suksesit te qeverise.Sa me e suksesshme qeveriaq me e larte uluritja juaj.E SHIKONI REALITETIN,AMERIKA E VLERESON RAMEN E XHAFEN JU MUNDENI VETEM TUA RRUAMI TOPET.

    1. O idiot rilindas, edhe pdistat kështu thonin se PS nuk do të vijë në pushtet me këtë idiotin tuaj edvin kokainën, prandaj e hëngri në 2013. Edhe rilindja të njëjtin fat po ndjek për të thyer qafën.

  5. Ore debilat e rilindjes, po edhe një injorant e kupton se ka shku xhafa në ambasadë gjasme për të dekoruar oficerin, dhe nuk e ka ftuar ambasada, kur në fakt dekorimet i bën Presidenti i Republikës. Pra agron xhafa që ka çuditur edhe oficerin e dekoruar, ka bërë një lojë për ju idiotë rilindas që pastaj të thoni se Amerika e mbështet agron xhafën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *