• |
ide | kryesore

Taksa në Rrugën e Kombit, flet ministri kosovar i Infrastrukturës: Nuk jemi dakord me çmimin fillestar

Lajme, Të fundit



Në fund të kësaj jave, Qeveria pritet të paraqesë formën e re të pagesës të taksës për “Rrugën e Kombit”, ku përcaktohen lehtësira për banorët e Kukësit. Deri më tani nuk dihet sesa do të jetë tarifa për qytetarët që do të kalojnë në këtë autostradë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara. por që është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes.

Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit. Për këto çështje jemi shprehur prej fillimi se do të duhej të konsultoheshim ndërmjet vete, sepse jemi përveçse fqinjë edhe vende me popullatë të njëjtë dhe rrjedhimisht me ndjenja të njëjta. Po presim që të shohim nëse ka ndryshim dhe sa është ai ndryshim për këtë tarifë rrugore”,  – tha Lekaj.

 



2 Comments

  1. Po mbledhjet e perbashketa te te dy qeverive asaj te Shqiperise dhe asaj te Kosoves perse i beni more trapa? Apo per te pire raki dhe per tallava sa edi ne Prizreen dhe sa ramushi ne Korce?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *