• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si 5 laçianë tentojnë grabitjen e dyqanit, 100 metra larg policisë

Lajme, Të fundit



Këto janë pamjet kur pesë persona të maskuar tentojnë të grabisin një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit më 1 qershor në orën 03:00 të mëngjesit në lagjen nr.3 të qytetit pranë rrugës së tregut.

TV Klan ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë kur autorët me maska në fytyrë ndaluan pranë dyqanit që synonin të grabisnin.

Ka qenë ora ekzaktësisht 02:53 minuta kur pesë grabitësit zbritën nga një automjet ngjyrë gri tip “Mercedes-Benz E-Class”.

Me leva nëpër duar, ata tentuan të shqyenin derën kryesore të dyqanit që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 100 metra larg stacionit të policisë.

Përpjekjet e tyre dështuan dhe u larguan rreth 10 minuta më vonë pasi nuk mundën dot të hynin në dyqan.

Pronari i biznesit ka thënë për Klan se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe deri tani uniformat blu nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ai shprehet se policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve që tentuan t’i grabisnin dyqanin, pavarësisht se targat e automjetit të tyre mund të verifikohen me lehtësi.

Të njëjtën natë, pra në orët e para të mëngjesit të 1 qershorit, në Mamurras është grabitur një dyqan me bizhuteri, që dyshohet të jetë nga kryer nga të njëjtët persona.

Edhe pse biznesi i qytetarit në fjalë është 100 metra larg stacionit policor, ai ka shprehur shqetësim për faktin se asnjë patrullë policie nuk qarkullon në atë zonë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *