• |
ide | kryesore

8-vjeçarin e kafshon pitbulli tek ‘Pazari i Ri’, babai thirrje që prindërit të marrin armët (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një fëmijë 8 vjeç u kafshua nga një qen i racës “Pitbull” duke marrë plagë në këmbë, teksa po luante në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë.

Babai i djalit, Marius Spahia, rrëfeu për News 24 se fëmija i tij është traumatizuar nga sulmi i qenit, pa maskë mbrojtëse.

Ai tregon se djalin e dërgoi në Spitalin Ushtarak dhe tani do të bëjë vaksina të kushtueshme.

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” – tha i ati.

Marius Spahia tregon se i zoti i qenit qëndroi tërësisht indiferent ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8-vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.

“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” – tha djali.

Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar , kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia. Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre.

“Kur të dalin me fëmijët e vet të marrin masa mbrojtëse. Të marrin armë me vete. Të mbrojë fëmijët e tyre, të mbrojë familjen e vet.” – u shpreh Marius Spahia.

Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.



5 Comments

  1. Shko shkerdhei ropt me gjith qen ketyre muter muti qe na hiqen -Moderne-kur kalojne tere pordhe neper trotuare me qener te rracave te ndryshme pa maska mbrojtse duke dhjere dhe shurravitur trotuareve ,Si dhe disa femra shurra duke mbajtur nga dy tre qener mbrapa me fytra te kallaisura si klloune cirku me cigare ne goje duke tundur bythet nje here majtas njehere djathtas dhe qente shurravitin neper pemet e trotuarve si dhe neper lulishtet e qyteteve.

  2. aty ska uje te lahen robt shqiptaret mbajne qen, mos flasim pastaj per vaksinime, Shqiptaret i mbajjne qente per nje fare kohe dhe vetem kur i sheh rrugeve te braktisur ku nga kafshimi i tyre e kane pesuar shume njerez. Ajo qe eshte shqetesuese eshte indiferentzmi i te zotit te qenit, pasi ne fund te fundit kafshoi nje femi, prandaj dhe prindi me te drejte kerkon vetmbrojtje, pasi policia eshte e zene duke ruajtur hashashin ndersa Lali fiku eshte i zene me sukseset imagjjjinare

  3. Nderkohe qe merren me shitesit “abuzive” me dy qepe dhe asnjeri nuk reagon per parking ne trotuare , parakalime ne kryqezime, e qente e rrezikshem ne rruge….Laliiii te hongte qeni…leqe gjynof qeni se helmohet…

  4. dh jo te vrasish qenin por te zotin e qenit keta maskarenj nuk jan te zotet e vetes e jo me te majne qen dhe nuk e cajne koke se jane te droguar plehrat.

  5. Ketu duhet te lidhet njeriu me litar dhe te terhiqet si qen. Pjesa me e madhe nuk e dine si mesohet nje qen.
    Idiotet mbajne qen. Vk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *