• |
ide | kryesore

Ambasadori italian komenton gjyqin e Habilajve në Itali

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Kutijo komentoi shkurt gjyqin që zhvillohet në Itali për grupin kriminal, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Gjatë një vizite në Shkodër, ambasadori shmangu komentet e tepërta, por tha se sipas tij gjyqi nuk ishte i lidhur direkt me Saimir Tahirin.

“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio.

Në fakt drejtësia italiane ka në bangën e të akuzuarve 15 persona që shumë shpejt pritet të marrin dënimin për trafikun ndërkombëtar të drogës. Në Shqipëri, për lidhjet e bandës së Habilajve nuk ka asnjë të arrestuar. Deklarata e Kutijos u bë nga Shkodra, ku ai mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *