• |
ide | kryesore

Diferencat/  Çfarë e ndan Monikën me Lulin? (Video)

Kryesore, Lajme



E ftuar të hënën në mbrëmje në emisionin Tonight të Ilva Tares, kryetarja e LSI-së ka bërë dy deklarata që i ndajnë qëndrimet e saj nga ato të PD-së zyrtare. E para ka të bëjë me çështjen Xhafaj dhe e dyta me atë të Lali Erit.

Për të parën, Kryemadhi ka theksuar se Ministri i Brendshëm nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e të vëllait. “Edhe unë tani që jam në studio nuk e di atë që mund të bëjnë fëmijët e mij” tha ajo. Në fakt kjo është e vërtetë, në sistemin ku jetojmë nuk ka fajësi familjare dhe kolektive. Fiks këtë qëndrim ka mbajtur edhe Edi Rama. Dhe s’besoj se këtë mund ta kundërshtojë edhe PD-ja.

Por pavarësisht nga ky parim i përgjithshëm, Basha dhe denoncuesit e Agron Xhafajt pretendojnë se si deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Lgjeve, ai ka ndryshuar Kodin Penal për të favorizuar të vëllain. Me audio-përgjimin që i vunë gjoksin, pëdëistët mbrojnë tezën se i vëllai i Xhafës ka shfrytëzuar qënien e Fatmirit si ministër për të vazhduar trafiqet. Pikërisht për këto arsye PD organizoi një protestë në Tiranë, sepse me shprehjen “nuk mban përgjegjësi për vëllain” s’kishte pse bëhej protestë fare. Dhe e bukura është se LSI, jo vetëm e miratoi këtë protestë, por qe dhe pjesmarrëse në të. Atëherë kujt i duhet besuar, LSI-së që bën miting ku kërkon largimin e Fatmir Xhafajt apo asaj që thotë se ai nuk mban përgjegjësi për vëllain???

Pika e dytë e diferencës që Kryemadhi ka me Bashën lidhet me qëndrimin ndaj Erion Veliajt. Edhe mbrëmë në Tonight ajo iu mbajt idesë se Rama do t’i bëjë puçin Lali Erit dhe se dy tre ministra të tjerë po bëhen gati të kandidojnë për Tiranën.

Lexo më tej:

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Monika Kryemadhi: Dy ministra po përgatiten si kandidatë për bashkinë e Tiranës

Në fakt ky është një qëndrim i njohur për ta parë kryebashkiakun si viktimë të një kryeministri xheloz për suksesin e tij, dhe jo si një bashkëpuntor bythëlëpirës të Ramës, në betonizimin e Tiranës, në vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, në inceneratorët e djegies së plehrave, në kioskat dhe gradaçielat që shpërndan për oligarkët. Këto qëndrime të Kryemadhit, më shumë i ngjajnë piruetave për të mos përsëritur më deklaratën, gafë politike, se LSI-ja është 50% me 50% nëse do të votojë për Veliajn apo jo.

Pra këto diferenca shpalli Monika mbrëmë në emisionin e Ilva Tares, gjë që tregon se partia e saj më shumë sesa në një koalicion në PD-në është futur në një front anti-Rama, por duke bërë gafën e madhe që ta shikojë kryeministrin si të ndarë me thikë nga puthadorët dhe lakejtë e tij.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Te dy iane llumi i kazanit politike. Eshte e gjithe klasa politike e kalbur, dhe pa asnje vizion. Te gjithe ne gare kush te vjedh me shume. Jane bere mbreter dhe nuk i intereson halli i njerezve te thjeshte.

  2. Cdo dite qe kalon opozita distancohet gjithnje e me shume nga “audio prova” me te cilen qoroditi dynjane dhe beri gjithe ate zallamadi ne Parlament e ne media sa e konsideronte kauzen kryesore dhe proven me te forte per rreximin e qeverise dhe te ministrit Xhafaj.Nuk eshte vetem Monika por edhe deputet e zyxrtare te PD-se perdite anashkalojne kete “prove” Dash Shehu rrenqethet sa here degjon fjalen “babale” duke e konsideruar te inskenuar ate pergjim e shume te tjere.Ne fakt ata e dine apriori se pergjimi eshte i inskenuar dhe e kane te veshtire te riparojne tek mbeshtetesit e vete besimin ne ndonje “prove” tjeter qofte edhe e vertete.Si mundet te bjere nje parti aqe madhe parlamentare ne nje nivel te pergjimeve dhe inskenimeve pa vlere ?Kjo vertete tregon se Luli,Salianji,Alibejaj,Bardhi ,e kompania tregojne mjerimin e opozites .Vete politikanet serioz te PD-se nuk flasin per BABALEN sepse ajo po ju kthehet si bumerang vete PD-se.LSI tashme eshte jashte kesaj kauze ajo eshte ne hall se perdite po humbe keshilltare e aktiviste ne radhe te pare nga fakti se lidershipi aktual i saje verberisht ndoqi strategjine intriguese te Lulit e Salihut.

  3. Nuk kemi dëgjuar që jo Monika, por as edhe “Luli” të dalin me deklarata se Xhafa është fajtor për bëmat e të vëllait e për këtë duhet të dënohet me burg.
    Xhafaj nuk është se u sulmua papritmas nga PD pas daljes së përgjimit të vëllait të tij. Historia e hijeve të dyshimit për Xhafajn nga opozita e PD, ka më shumë se një dekadë që ka dalë ne mediat shqiptare e nuk lidhet vetëm vëllanë e tij, por edhe me denoncimet që i kanë bërë ish të persekutuar emigrantë, për veprimet e tij kriminale si ish hetues i sigurimit. Veç tjerave Xhafa ka qenë në qendër të kritikave të PD, edhe si projektuesi i kapjes së drejtësisë nga “rilindja”, nëpërmjet reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri.
    E keqja është se ashtu siç e kanë të dobët memorjen historike gazetarët shqiptarë, apo i mohojnë qëllimisht ngjarjet e së kaluarës, ashtu e kanë edhe lexuesit e tyre që i marin në konsideratë vetëm ngjarjen e fundit.
    Është vërtetë në llogjikën normale demokratike fakti, . se askush nuk mund të përgjigjet ligjërisht për fajet e të afërmve të tij. Por në rastin e vëllezërve Xhafa ndryshon puna.
    Fatmir Xhafa nuk është një qytetar i thjeshtë pa funksione politike e qeveritare, por ka qenë ministër drejtësie, deputet i vjetër i PS, kryetar i komisionit për përpilimin e ligjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë e tani së fundi edhe si ministër i mbrendshëm, që si detyrë primare ka luftën kundër krimit, korrupsinit e keqbërësve.
    Historia e të vëllait të tij, ishte një histori e vjetër e përmendur prej kohësh nga politikanët e PD, por pas zbulimit të historive të Tahirit që doli si i implikuar, e duke u bazar në faktin se Fatmiri ndonëse e dinte qe vëllai i tij nuk kishte kryeer asnjë ditë të dënimit me burg për 7 vite e dy muaj nga gjykata e kasacionit italian, u përzgjodh nga Rama si ministër i mbrendshëm pas Tahirit.
    Fakt i padiskutueshëm është që vëllai i Fatmirit, edhe pas emërimit të vëllait ministër i mbrendshëm, vazhdoi që të mos ti dorzohej drejtësisëë
    A ishte përgjimi i Agronit nëse ai e vazhdonte veprimtarinë kriminale edhe me vëllanë ministër policie, një nismë e një gazetari investigativ apo një nismë e opozitës, kjo nuk ka më duket asnjë fare rëndësie.
    Është detyrim moral i çdo qytetari, që kur sheh një kriminel të pandëshkuar të vazhdojë veprimtarinë e tij kriminale, të sigurojë prova qoftë edhe me përgjime për ta denoncuar ate.
    Të mos ngatërojmë përgjimet e jetës private të një qytetari normal, që janë shkelje e të drejtave të njeriut, me përgjimin e një trafikanti droge që njihet edhe publikisht si “pashai” i drogës.
    Nuk do të ishte kthyer Shqipëria në këtë gjendje kriminaliteti, nëse çdo qytetar do të denonconte krimin e kriminelët apo qoftë edhe shkelësit e rëndomtë të ligjit.
    Në shtetet e konsoliduara demokratike, qytetarët denoncojnë qoftë edhe ndonjë qytetar të thjeshtë që hedh mbeturinat në rrugë e jo më një trafikant të njohur.
    Tragjikisht në Shqipëri, jo vetëm politikanët përgjegjes për krimin, por edhe mediat e si pasojë edhe lexues të tyre, në vënd të ndëshkojnë kriminelët e ata që i fshehin veprimet e tyre kriminale, flasin me urrejtje për denoncuesit e dëshmitarët .
    Po ç’rëndësi ka se çfarë thotë “Monika” e çfarë thotë “Luli” duke larguar kështu vëmendjen kryesore të publikut nga kryesorja ?
    Në sheshet e Tiranës dolën në protestë me dhjetra mijëra shqiptare me kërkesën për dorheqjen e ministrit Xhafa e ndërkaq jo ky që as duket ndonjë shenjë që të japë dorheqje, por edhe ministri i mëparshëm i mbrendshëm Tahiri i dorëhequr, na i hiqet nga gjykata edhe arresti shtëpiak duke u lënë i lirë, e janë pikërisht këta soj mbështetësish të kultivimit e trafikut të drogës që shajnë këtu Monikën e Lulin, e bile hedhin edhe fishekzjare për të “festuar” lirinë e Tahirit.
    Jo më ato dhjetra mijra protuestues që në mënyrë tepër demokratike e pa dhunë demostruan për këtë gjendje tepër kritike të mbrojtjes së krimit nga qeveria, por sikur në kryeqytet të dilnin edhe nja njëqind demostrues për këtë kauzë, opinioni mediatik duhet njëzeri të kërkonte që derisa të hetohet nga prokuroria akuza për Xhafën, ky duhet të jepte dorheqjen nga funksioni i tij.
    E si mund ta hetojë një prokurori e varur prej Xhafës, ministrin e mbrendshëm ?

  4. O i pa emer,ishin 20 here me pak se ne koncertin e Rita Ores,pra afer 5000 vete por nuk ka rendesi dhe mire bejne qe protestojne po te kishin kauze serioze.Eshte e turpshme dhe qesharake te shkon partia e dyte ne vend e cila tradite e bagazh me kauze te babales dhe ne mashtrohet pas inskenimeve te nje pseudogazetari dhe pseudo politikani injorant dhe kurvar si Salianji.Demokratet u treguan shume me te zgjuar dhe me serioz se lidershipi .Tasni vete ata qen e krijuan kete inskenim dhe ata me te zeshmit perpiqen ti lajne duarten pasi e qoroditen dynjane me gjoja “zbulimin” e madh,”Nuk rendesi fare eshte apo nuk eshte i vertete audiopergjimi” thone neper debate e studio,”. Salianji thot: “Prokuroria nuk e ndaloi Agron Xhafen,por na thirri ne qe ngritem dyshime ,e kjo nuk eshte veper penale.Neqoftese audio pergjimi nuk eshte autentik,ateher mund te akuzohemi e shumta per shpifje ,pra per kundervajtje.” E shihni pra ata qe bene tere kete katrahure ne kete moment kur jemi duke pritur hapjen e negociatave, i ka rroke paniku sepse e dine se audiopergjimi babale eshte fallco,dhe i percaktojne veti edhe shkallen e lehte te debimit pra kundervajtjen per shpifje.Asnje politikan serioz i PD-se nuk ngulmoi te garantoje vertesine e proves se babales.Monika dhe lidershipi i LSI-se u distancua me kohe se vetem budallenjte rreshtohen pas ndytesirave si babalja a salianji.

    1. Po cila na qenka kjo “kauza seioze” që duhet të ketë opozita shqiptare kur sheh se Shqipëria e tëra kanabizohet, qindra tonelatat e kanabisit “i ikin policisë” shqiptare e ato i kap policia europiane ?
      Pa më thoni o qejfllij të kamabizimit e të kokainës, se në cilin vend të Europës mund të gjesh një ministër të mbrendshëm që bashkëpunon me kushërijte e tij trafikantë droge apo një ministër tjetër që ka vëllanë të dënuar me 7 vjet burg e nuk i dorzohej drejtësisë.
      Paskan qenë në demostratë vetëm 5000 vetë sipas këtij qorrit.
      Më shumë se 5 mijë vetë ishin grumbulëluar e nuk iknin vetëm tek ministria e mbrendëshme.
      Po ja paskan qenë vetëm 50 veta.
      Turp i madh për shqiptarët nese do të ishin kaq pak vetë që protestojnë kundër një qeverie kriminale.
      Turp të kesh ti ore militant i drogës, që përgojon që në pseudonim “deshimtarin” që ka denoncuar krimin.
      Nuk dolën protestuesit për të “nbrojtur” babalen o tyryfil.
      Dolën të protestojnë kundër pashallarëve të drogës e krimit.
      Ai Salianji që ti e ofendon me fjalën ndyrësirë, pati kurajon e trimërinë që të shkonte vetë të shikonte me sytë e tij e të denonconte plantacionet e kanabisit që ruheshin nga policia e shtetit, duke rrezikuar jetën e tij nga dy krahët edhe nga bandat e mafies edhe nga policia e Tahirit.
      Po çfarë kafshërie paskej mbjellë enverizmi tek shqiptarët .
      Për pesë dekada për ca lekë të qelbura spiunonin njeri tjetrin duke futur në burg vetëm për një fjalë goje e sot kërcënojnë ato që denoncojnë krimet.

  5. O Emer i paemer, na cave bythen duke mbajtur portalin e Bushatit me pune.Kush e rruan ne kete dynja,vetem idiotet noterik si puna jote.Asgje nuk lexohet nga ty,hartime kalamajsh .Shko e pastro qurrat .

  6. Po te mos lexoheshin ti -vellai i erdoganit–qe i paske shtuar edhe ate veglan muzikore qe e paske prapa nuk mund te shkruaje ate koment qe vetem nje rrugac me tre klase shkolle fillore edhe mundet ta shkruaje ose jo te fyesh ,te ofendosh komentuesit e tjere per mendimet e tyre .Po ju ini–fekalja -e ketij populli qe ju me mire t’ju shash me nene moter grua se t’ju shahesh –Partine-dhe drogaxhinjte qe ka mbledhur prane saj si dhe lideret e saj qe po cuditin boten me trafiqet ,korrupsionin si dhe hashashizimin e vendit ku nuk e quajne me Shqiperi por KOLUMBI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *