• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Pse u vra Vasil Dervishaj në Vlorë

Kryesore



Automatiku që u gjet disa metra larg trupit të pajetë të Vasil Dervishajt, i vrarë natën e së hënës në Vlorë, ka përforcuar dyshimet se 29 vjeçari u vra gjatë një konflikti të paralajmëruar.

Dyshimet janë se arma i përkiste vetë Dervishajt, i cili nuk ka mundur të qëllojë, sepse ka humbur jetën nga plumbat e pistoletës së vrasësit. Sipas një skeme të ngritur nga hetuesit, viktima ka shkuar të përplaset me disa persona. Kur ka mbërritur në vendin e takimit ka nxjerrë automatikun, por kundërshtarët e tij janë treguar më të shkathët dhe e kanë ekzekutuar të parët.

Vasil Dervishaj ishte pronar i kafes Gimoka dhe i disa lokaleve në bregdet. Disa ditë më parë flitet se ishte konfliktuar me një tregtar tjetër të kafes.

Pista e dytë e hetimit është një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Një vit e gjysëm më parë, Vasil Dervishaj është arrestuar për drogë nga policia. Hetimet nuk shkuan deri në dënimin e tij, por u ndalën vetëm në veprimet policore. Dyshimet për përfshirjen e Dervishajt në trafikun e drogës gjithsesi janë pjesë e hetimit dhe për këtë është marrë nën hetim rrethi i tij shoqëror.

Përveç konflikteve të kohëve të fundit, dyshime të forta ka për mundësinë e një hakmarrjeje që lidhet me një krim të kryer nga vëllai i viktimës. Berlin Dervishaj u dënua disa vite më parë për vrasjen e Joana Dudushit, e mbiquajtur “Stela”, një vajzë që përdorej nga disa policë për të futur në kurth persona të pafajshëm. 20-vjeçarja u bë e famshme pasi denoncoi policët në emisionin Fiks Fare dhe më pas u vra. Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas është hedhur në det.

Berlin Dervishaj u dënua asokohe me 8 vjet e 4 muaj burg, pasi e pranoi autorësinë e vrasjes dhe ka marrë gjykim të shkurtuar. Ai e kreu vrasjen pas kërcënimeve dhe shantazhit që iu krye nga Joana Dudushi.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *