• |
ide | kryesore

Eminem pranon publikisht lidhjen me Nicky Minaj

Paparazzi, Slider



Thashethemet mbi një romancë midis Eminem dhe Nicki Minaj nisën pasi reperja publikoi këngën e saj të fundit. Kur Nicki shpërndau këngën fansat e pyetën nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj ‘Po’.

Eminem hyri në këtë bisedë duke u përgjigjur: “Ti e di që është e vërtetë.” Kjo bëri që Minaj ti kthente koment reperit: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi.”Por Eminem e shtoi valën e thashethemeve ndërsa mbajti një koncert në Boston. Ai pyeti fansat e tij: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj”. Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, o Zot, gjithashtu edhe unë dua. Nicky nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë kështu që ne të flasim për këtë çështje.” Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë. Ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje.”Ndërkohë që Eminem ka përforcuar zërat për një lidhje të mundshme me artisten e njohur të rrymës hip-hop Nicki Minaj.

“Doja t’u thoja diçka përsa i përket Niki, që edhe ajo vetë nuk e di”, theksoi muzikanti 45-vjeçar për publikun në festivalin e Governors Ball në Nju Jork duke përdorur një gjuhë që nuk i ka hequr të gjitha paqartësitë.”Ne jemi së bashku! Kjo është gjithçka që doja të thoja. Faleminderit që më keni lejuar të çlirohem nga kjo”, tha Eminem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *