• |
ide | kryesore

(FOTO) Del në shitje vila më e shtrenjtë në botë

Stil



Vila më luksoze në botë që shtrihet në Rivierën franceze, dikur i përkiste mbretit belg Leopoldi i II-të, ka dalë në shitje për 410 milionë dollarë.

Rezidenca mban emrin “Les Cedres”, ka 14 dhoma gjuma, një pishinë me përmasa gjigante, pamje fantastike nga bregdeti i Nicës, një dhomë balloje si dhe një stallë me kapacitet prej 30 kuajsh.

Gjithashtu ajo ka një ndër kopshtet më të bukur në Europë, i cili përfshin 15000 bimë dhe “20 shtëpiza të gjelbra” që përmbajnë bimësi të rrallë tropikale.

Vila është ndërtuar para 187 vitesh për mbretin e Belgjikës me paratë e fituara nga grabitjet e tokave në Kongo.

Më pas u ble nga familja Marnier-Lapostolle më 1924n, 15 vjet pas vdekjes së Leopoldit.

Prona e pazakontë kaloi kohët e fundit në duart e sipërmarrësve të brandit Campari, të cilët e nxorën më pas në ankand.

Villa Les Cedres do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *