• |
ide | kryesore

FOTO/ Sekuestrohet 671 kg kanabis dhe 200 litra benzin në Karaburun, arrestohet një 29-vjeçar

Lajme, Të fundit



Të paktën 671 kilogram kanabis dhe 200 litra benzinë janë gjetur në Gjirin e Bristanit pranë Karaburunit në Vlorë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në disa çanta në breg të detit dhe dyshohet se do të trafikohej për në Itali.

Droga besohet se ishte e braktisur dhe për momentin nuk dihen poseduesit. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi më emrin Benaro Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

Arrestimi i tij u bë pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan pakot me drogë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *