• |
ide | kryesore

FOTO/ Vrasja e biznesmenit në Vlorë, policia shoqëron 10 persona në lidhje me ngjarjen

Lajme, Të fundit

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 29-vjecari Vasil Dervishaj u ekzekutua me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’, ku i riu është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar brenda në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

Ai ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.

Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë. Vasil Dervishaj ishte baba i një fëmijë dhe deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat në lidhje me vrasjen.

Viktima është vëllai i Berlin Dervishajt, i cili para 12 vitesh ka vrarë një prostitutë me të cilën kishte një lidhje. Ai u dënua me disa vite burg, por mendohet se vrasja e 29-vjecarit nuk ka shumë lidhje me këtë ngjarje të ndodhur 12 vite më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu