• |
ide | kryesore

Furtunë në policinë e Korçës, shkrihet plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe Antidroga

Lajme, Të fundit
Policia_Korce.jpg



Policia në qarkun e Korçës është përfshirë së fundmi nga ndryshime të shumta. Në qytetin juglindor janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës.

Përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve.

Po ashtu mësohet se janë larguar një ditë më parë shefi i Qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit, të cilët do të ushtrojnë detyrën e Shefit të Rendit.

Shefi i Qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të Rendit në Maliq, ndërsa shefi i Qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Pogradecit.
Lëvizjet kanë përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor.

Më shumë se 50 % e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e Rendit, ndërsa në sektorin e Qarkullimit priten emërime të reja. Gjithashtu mësohet se kësaj furtune nuk i shpëtojnë edhe disa shefa komisariatesh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *