• |
ide | kryesore

Gjykata merr vendim për Elvis Rroshin, një ditë pas lajmit në Top Channel

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi. Dosja zvarritej në gjykatë prej një muaji, pasi nuk ishte e qartë se ku e kishte plotësuar formularin e vetëdeklarimit Elvis Zrroshi, në Tiranë apo në Kavajë. Ish kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për falsifikim të dokumentave, më saktë për fshehjen e dënimeve të mëparshme në formularin e vetëdeklarimit.


Por një kronikë e Top Channel që vinte në dukje zvarritjen e vendimit nga gjykata duket se ka nxjerrë gjykatësit nga mpirja. Mesditën e kaluar në edicionin informativ të këtij televizioni raportohej për zvarritjen e dosjes dhe kjo kronikë është bërë shkak që një ditë më pas, gjykatësit të vihen në lëvizje duke i hapur rrugë gjykimit të Rroshit.


Ish kryebashkiaku i Kavajës rezultoi se ka patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani, por nuk kishte deklaruar asnjë prej tyre në formularin e dekriminalizimit.

1 Comment

  1. popull qenef qe duroi enverin 50 vite e lere dhjerjen e stalinit rama dhe nenproduktet e tij,rosha,dosha,balila.tahira per gati 30 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu