• |
ide | kryesore

Greqi, pas arrestimit të grekut e shqiptarit, sekuestrohet heroinë e kanabis

Lajme, Të fundit



Policia greke ka sekuestruar nje sasi të madhe heroine dhe kanabis, në vazhdim të hetimeve pas arrestimit të një shtetasi grek dhe një shqiptari, disa ditë më parë.

Fillimisht ishte ndaluar në afërsi të Kosturit shtetasi grek, në makinën e të cilin ishin gjetur 31,4 kg kanabis.

Pak më vonë, në Imathia ishte arrestuar dhe shtetasi shqiptar, i cili ishte personi që do të merrte në dorëzim drogën dhe do ta trafikonte në tregun grek.

Të martën në mesditë, policia njoftoi se zbuloi në Selanik, më shumë se 8 kg heroinë, e paketuar në 15 qese plastike. Droga ishte fshehur nën strehën e një fabrike të braktisur që kishte marrë me qera shtetasi grek.

Ndërsa në një vend të posaçëm, në karrocerinë e një furgoni, u gjetën 210.2 kg kanabis, e ambalazhuar në 21 paketa plastike.

Dy të arrestuarit po mbahen në paraburgim që prej 29 majit, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së trafikut të lëndëve narkotike./ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *