• |
ide | kryesore

Kreu i Kushtetueses kalon në sitën e ‘vettingut’ më 8 qershor

Lajme, Të fundit



Në datën 8 qershor procesit të vettingut do t’i nënshtrohet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e seancave dëgjimore ku në datën 8 qershor në orën 10:00 do të dalë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Sipas ligjit kreu i Kushtetueses do të vlerësohet për tre kriteret atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Gjykata Kushtetuese është me trupë të reduktuar, pasi ka mbetur me vetëm tre anëtarë. Më herët ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa e vetmja që e kaloi Vetingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *